|
Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias (ISHM), organizoi në datën 19 Janar 2012, tryezën e rrumbullakët me temë “Roli i medias në shoqërinë shqiptare në tranzicion”. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gazetarë, redaktorë, akademikë, ekspertë të medias, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë të gazetarisë. Kjo iniciativë e Institutit Shqiptar të Medias e mbështetur nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, ka për qëllim të kontribuojë në forcimin e rolit të medias në Shqipëri, profesionalizmit dhe pavarësisë së saj. Në këtë takim u prezantuan gjetjet kryesore të dy studimeve mbi zhvillimin e medias në 20 vite tranzicion në Shqipëri. Ilda Londo, studiuese pranë Institutit Shqiptar të Medias i njohu pjesëmarrësit me tendencat kryesore të zhvillimit të medias në Shqipërinë post-komuniste si edhe me gjendjen aktuale të saj. Ky studim u përqëndrua në paraqitjen e fazave kryesore të zhvillimit si edhe në prirjet kryesore që ndikojnë në profesionalizmin dhe pavarësine e medias në 20 vitet e fundit. Studimi i dytë, i paraqitur nga Besnik Baka, studiues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), u përqëndrua në lidhjet e veçanta të medias me politikën dhe faktorëve të ndryshëm që ndikojnë në pavarësinë e mediave në këtë fushë. Pas prezantimit të studimeve pati diskutim të hapur të pjesëmarrësve, duke theksuar çështje të lidhura me situatën aktuale të medias në Shqipëri, mangësitë dhe perspektivat e zhvillimit të saj. Nevoja për më tepër transparencë mbi burimet e financimit të mediave, zbatimi i Kodit të Punës për punonjës të mediave, si edhe nevoja per vetë-rregullim ishin disa nga rekomandimet e pjesëmarrësve për përmirësimin e rolit të medias.
Për informacion më të detajuar, klikoni :
|
|
|
Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me IDN (Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim), organizoi në datë 23 Janar, 2012 Panelin e Debatit mbi “Monitorimin e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian dhe Sigurisë Kombëtare”
Te dy Raportet Vjetore të monitorimit të Komisioneve, mundësojnë për lexuesin e interesuar informacione dhe fakte konkrete mbi performancën e secilit prej këtyre komisioneve. Këto raporte shoqërohen me rekomandime që kanë për qëllim të përmirësojnë transparencën dhe shqyrtimin parlamentar.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
E Merkure, 18 January 2012 09:03 |
|
Me mbështetje të Fondacionit Friedrich Ebert, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ofron punimin më të fundit “A ia vlen të kthehesh? Mbi ri-integrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë vendit”. Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, ky punim synon të hedhë dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në Shqipëri. Punimi paraqet një përmbledhje të fenomenit të largimit të trurit duke evidentuar politikat inkurajuese për kthimin e këtij potenciali dhe ri-integrimin e tij në vendin e origjinës. Gjithashtu, përmes analizave cilësore dhe sasiore, punimi hedh dritë mbi efektivitetin e politikave ekzistuese duke propozuar një sërë masash dhe instrumentesh për të përmirësuar situatën aktuale. Duke evidentuar shqetësimet konkrete të të kthyerve të kualifikuar, synohet të nxitet debati publik mbi shfrytëzimin sa më të mirë të kapitalit njerëzor përmes politikave të mirë strukturuara dhe gjithëpërfshirëse. (Punim )
|
|
Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me G99, organizoi në datë 3 – 4 Dhjetor 2011, forumin e “Albanosferës” me titull “Zhvillimi Ekonomik dhe Social” në mjediset e Hotel “Sheraton”.
Pjesëmarrësit ne Forumin e “Albanosferës” patën si synim të diskutojnë , të promovojne dhe të mundësojnë lobim politik dhe mbeshtetje në forma inovative të bashkëpunimit mes vendeve te Evropës Jug-Lindore ku jetojnë shqiptarë. Ky forum shihet si një mundësi për arritjen e prosperitetit, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë si dhe forma më e mirë drejt Integrimit Evropian.
|
|
Lexoni me shume...
|
|
E Enjte, 01 December 2011 12:28 |
|
Konferenca ndërkombëtare „Thellimi i Demokratizimit në Rajon si Kusht për Paqen dhe Stabilitetin në Vendet e Ballkanit Perëndimor” e mbajtur në datën 10 nëntor 2011 në Tiranë. Konferenca ofroi mundësinë për t’u informuar dhe për të shkëmbyer mendime rreth progresit të procesit të demokratizimit në vendet e rajonit. Mbi njëqind pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës nga institucionet shtetërore dhe jo shtetërore diskutuan marrëdhëniet komplekse midis zhvillimit të demokracisë dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik.
A ka ndonjë marrëdhënie hierarkike apo kronologjike midis këtyre qëllimeve, a mos vallë njëri është kushti për tjetrin? Nuk pati ndonjë opinion unanim në lidhje me këtë. E megjithatë për një gjë u ra dakord, që “stabiliteti dhe siguria janë të garantuara vetëm nëse ato janë të sanksionuara në një shoqëri demokratike” (Srdjan Dizdarevic nga Bosnje dhe Hercegovina).
Nuk është për t’u habitur fakti që përfaqësuesit e institucioneve shtetërore gotën e famshme të ujit e shihnin si gjysmë plot, ndërkohë që për përfaqësuesit e shoqërisë civile gota ishte gjysmë bosh. Perspektiva evropiane, d.m.th. integrimi në BE u konsiderua njëzëri si një motor reformash i një rëndësie të madhe. Edhe nëse rruga që të çon atje, do të duhej të ishte ende e gjatë, kjo perspektivë nuk duhej humbur në asnjë mënyrë, konstatuan fuqimisht para së gjithash përfaqësuesit e shoqërisë civile. Me shqetësim u komentuan situata aktuale e BE-së dhe pasojat që mund të rezultonin nga kjo situatë për politikën e zgjerimit.
Aktiviteti u organizua nga partneri ynë, Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë (Albanian Council on Foreign Relations) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme shqiptare. Në radhët e pjesëmarrësve bënin pjesë ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe të Malit të Zi, Milan Rocen si edhe zv. ministri i jashtëm i Maqedonisë, Zoran Petrov dhe sekretari i shtetit Mario Nobilo nga Kroacia. Në radhët e të ftuarve ndërkombëtarë që përshëndetën pjesëmarrësit e konferencës, ishin Stefan Sannino, Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Wolfgang Waldner, Sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Austrisë dhe Tomicah Tillemann, Këshilltar në Ministrinë e Jashtme të SHBA-ve.
Një raport më i detajuar me referatet e konferencës është në fazën përgatitore. Për më shumë (Programi i konferencës)
|
|
|
|
|
JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL |
|
Aktivitetet e Ardhshme Fes Lidhje
Përditësime
|