![]() |
|
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
Fondacioni "Friedrich Ebert" |
Botime dhe Studime
Mbas botimit te studimit te pare Monitorimi i ecjes se Shqiperise drej Integrimit Europian ne mars te vitit 2003, ky vellim i dyte permban ne vazhdim nje numer artikujsh te disa autoreve te spikatur shqipetare per temat me rendesi per peraferimin e vendit me standartet europiane dhe ingrimin e tij ne Bashkimin e zgjeruar Europian. Te 20 artikujt e te dy botimeve, me tema qe shtrihen nga historia, kultura, ekonomia dhe deri tek ceshtjet financiare, turizmi, tregu i punes, arsimi, shdentesia dhe ambjenti, tentojne te kontribuojne per nje kuptim me te thelle dhe per nje debat me te diferencuar mbi perspektiven Europiane, te ardhmen e Shqiperise. Ne shpresojme me botimin tone te ndihmojme drej nje niveli me te larte ndergjegjesimi, qe eshte i domosdoshem per kryerjen e ketyre reformave nganjehere te veshtira e te dhimbshme.
Integrimi Europian & Sfidat e Komunitetit te biznesit Aspektet rajonale te Integrimit Europian Bashkepunimi rajonal; FTA dhe sfidat per Shqiperine ne kontekstin e Integrimit ne BE Pervoja e komunitetit te biznesit shqiptar me bashkepunimin rajonal; resultat e pritura, rreziqet dhe idete e GOA SAA dhe vlera e saj per komunitetin e biznesit; investimet, levizja e lire e kapitaleve, tregu i tokes, infrastruktura Si i shikojne investitoret e huaj mundesite e investimit dhe klimen e investimit; konkluzionet dhe rekomandimet Konkurrimi i ekonomise shqiptare nga sektore te ndryshem
Shqiperia dhe Intergrimi Europian Eshte edhe ky botim informues rreth marredhenieve te Shqiperise me Bashkimin Europian, rreth procesit te integrimit e ne vecanti procesit te Stabilizim Associmit mbi Bashkimin Europian, institucionet dhe politikat e tij.
Broshure: Komiteti per Mundesi te Barabarta; detyra dhe aktivitete. KMB&FES. Tirana, 23 shkurt 2004 Botimi i kesaj broshure behet se pari, per te pasqyruar ndryshimin ne emertim ( me vendim te keshillit te Ministrave Nr 59 , me 23.01 2003 emri i Komitetit u ndryshua nga Komiteti Gruaja dhe Familja ne Komiteti per Mundesi te Barabarta ), ne programet dhe objektivat e tij. Broshura do te sherbeje si nje element i rendesishem per te sensibilizuar opinionin publik dhe institucionet brenda dhe jashte Shqiperise mbi misionin dhe aktivitetet e KMB.
Studim: Llogaritja e te ardhurave reale te popullsise 12 vjet pas ktheses, Shqiperia ndodhet ende ne nje gjendje te rende ekonomike dhe sociale, megjithe reformave e ndermarra deri tani. Kjo gjendje pasqyrohet edhe ne fushen e punesimit, perderisa numri i te punesuarve eshte reduktuar me 60% , ne krahasim me vitin 1990, cka coi ne nje rritje te papunesise dhe uljen e te ardhurave te shumices se shtresave te popullsise. Kjo nga njera ane, sidhe puna e zeze dhe korrupsioni i shtrire, nga ana tjeter, kane thelluar polarizimin e shoqerise shqiptare persa i perket nivelit te jeteses. Me kete botim Fondacioni synon nje sensibilizim te publikut, partive politike, instancave vendimmarrese dhe institucioneve nderkombetare, per te njohur problematiken reale dhe per te marre masa paraprake ne kete drejtim. Ne studim jane trajtuar aspekte te ndryshme, si minimumi jetik, pjeset perberese d.m.th elementet e te ardhurave te popullsise, mundesite dhe rekomandimet per shtimin e te ardhurave reale.
Studim: Financat vendore dhe probleme te Decentralizimit ne vendet e Europes Qendrore dhe Juglindore Procesi i decentralizimit ne Shqiperi ka hyre ne nje faze te re, ku zoterimi i disa indikatoreve behet I domosdoshem per te vleresuar objektivisht ngjarjet e deritanishme dhe per te ndertuar, mbi kete baze, nje politike ne te ardhmen. Per ecurine e metejshme te ketij procesi te veshtire jane te nje rendesie te vecante pervojat e vendeve te Europes Qendrore e Juglindore, sipas standarteve te Keshillit te Europes dhe drejtimeve themelore te Paktit te Stabilitetit si dhe Analizat e Objektivave te Strategjive, te hartuara nga Qeveria Shqiptare. Qellimi kryesor i ketij libri eshte percjellja te publiku shqiptar i pervojes pozitive te vendeve fqinje dhe ndergjegjesimi i tij mbi disa praktika te nevojshme per delegimin e funksioneve te reja ne kuader te procesit te Dezentralizimit.
Studim: Impakti social i privatizimit masiv dhe sfidat e ardhshme Privatizimi masiv ka bere qe prona private tu kaloje ne nje mase te madhe kompanive publike. Ky proces i gjate eshte shoqeruar me disa impakte sociale, nder te cilet me i dukshem eshte reduktimi i vendeve te punes, vecanerisht per punonjesit relativisht te vjeter. Autoret vene theksin gjithashtu ne faktin se procesi eshte shoqeruar me probleme te reduktimit te kontributeve shoqerore, gje qe ka sjelle veshtiresi ne zbatimin e skemes se sigurimeve shoqerore. Qellimi dhe objekti i ketij studimi jane impaktet sociale te privatizimit (papunesia, varferia, emigrimi, kriminaliteti etj.) si dhe sensibilizimi e ndergjegjesimi i aktoreve te interesuar (pushteti qendror dhe lokal, sindikatat, media, bota e biznesit, OJF-te, universitetet dhe institucione te tjera te pavarura).
Monitorimi i ecjes se Shqiperise drejt Integrimit Europian - nen kujdesin e Dr. Wolf PREUSS, Keshilltar prane Keshillit te Ministrave te Shqiperise, Ky botim sherben per te informuar publikun shqiptar dhe nderkombetar mbi sfidat dhe mundesite qe jane ngushtesisht te lidhura me procesin e adoptimit te politikave dhe standarteve te Bashkimit Europian. Libri permban 12 artikuj qe perfshijne problematiken e sektoreve me rendesi paresore per procesin e Stabilizim - Asociimit te Shqiperise me Bashkimin Europian.
Llogaritja e te ardhurave reale te popullsise - nga Prof. Dr. Ilia TELO, Instituti i Studimeve Sindikale, Tirana Me kete studim, Fondacioni "Friedrich Ebert" synon njohjen nga publiku i gjere, partite politike, instancat vendimmarrese dhe institucionet nderkombetare te gjendjes aktuale te "minimumit jetik" dhe elementeve perberes te te ardhurave te popullsise shqiptare sidhe me disa mundesi e rekomandime per rritjen e ketyre te ardhurave nga kendveshtrimi sindikalist.
Pasojat sociale te privatizimit masiv ne Shqiperi dhe sfidat e ardhshme - nga Prof. Dr. Shyqyri LLACI, Prof. Dr. Fatmir MEMA dhe Valentina PINE, Fakulteti i Ekonomise, Universiteti i Tiranas Qellimi dhe objektivat e ketij studimi jane sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i aktoreve te interesuar (qeverisja qendrore dhe ajo lokale, sindikatat, media, bota e biznesit, OJF- te si dhe institucionet akademike e universitare) mbi disa pasoja sociale te privatizimit masiv ne Shqiperi, si: papunesia, ndryshimi i skemave sociale, nevojat per rikualifikim, varferia, emigrimi dhe krimi i organizuar, si dhe mbi sfidat e ardhshme ne kete drejtim. |
Informacione tė vlefshmeDialogu mbi globalizimin Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi Programi i bursave Projekt Rajonal
Njihuni me aktivitetet
Nentor 2007
Mbi kulturėn politike nė Shqipėri
|
| © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung, Liability Disclaimer | ||