![]() |
|
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
Fondacioni "Friedrich Ebert" |
Bota e Punes dhe Barazia Gjinore Pranvera BASHO 1. Legjislacioni shqiptar per barazine gjinore.
Edhe vendi yne ka bere nje progres ne nxitjen e mbrojtjen e barazise gjinore. Kete e tregon me se miri ratifikimi e nje sere Konventash qe lidhen me mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe te barazise gjinore. Kushtetuta e vendit ndalon ne menyre taksative diskriminimin per shkak te gjinise. Po keshtu ne nene te veçanta te Kodit te Punes shpallet e drejta per punesim te barabarte dhe ndalohet diskriminimi i punemarresit per shkak te gjinise,etj keshtu do te vazhdonim ne kete drejtim, pa u ndalur, lidhur me te drejta te tjera, te legjislacionit shqiptar qe kane te bejne me barazine gjinore. Ne kuadrin e zhvillimit te mundesive te barabarta nje vend te rendesishem ze dhe ligji “Per barazine gjinore” i cili u miratua nga Parlamenti shqiptar ne muajin korrik te vitit 2004. Kjo eshte nje arritje e forcave progresiste, te cilat e shohin si nje domosdoshmeri ekzistencen e balances gjinore per te çuar perpara zhvillimin e vendit. Nuk mund te kuptohet perparimi i vendit, i shoqerise ne teresi pa perparimin e pjeses me te rendesishme te shoqerise, ate te grave. Miratimi i “Strategjise per barazine gjinore” dhe mbajtja e nje Konference Kombetare ne muajin shkurt te vitit 2007, me pjesemarrjen e organizmave shtetrore, aktoreve sociale shqiptare dhe te nderkombetareve tregojne edhe nje here se çeshtjet e barazise gjinore po behen gjithnje e me te rendesishme per shoqerine shqiptare. Duke patur parasysh tematiken e seminarit tone, e cila ka te beje me boten e punes do te veçonim nga “Strategjia per barazine gjinore”synimin e saj ne kete drejtim. Dhe synimi eshte: ”Fuqizimi ekonomik i grave dhe rritja e mundesive per punesim.” Dhe per arritjen e ketij synimi, ne kete Dokument shume te rendesishem, jane percaktuar qarte dhe 4 Objektivat qe do te realizohen per periudhen 2007 deri ne vitin 2010. Objektivi i dyte eshte permiresimi i treguesve te punes, pjesemarrjes ne forcat e punes, reduktimi i nivelit te papunesise tek grate, permiresimi i struktures se punesimit. Objektivi i trete eshte rritja e nxitjes se punesimit nepermjet shtimit te institucioneve te formimit profesional dhe shtrirjes se tyre ne zonat rurale. Realizimi i ketyre synimeve dhe objektivave te percaktuara ne “Strategjine per barazine gjinore” kerkojne sigurisht pjesemarrjen, vullnetin dhe veprimin e te gjithe aktoreve shqiptar, pa bere perjashtim per sindikatat. Ato, duke patur per baze kete Dokumet te rendesishem, duhet te nxjerrin detyra, te ndertojne politika te tilla dhe te ndermarrin veprime qe te ndikojne ne balancen gjinore. E rendesishme eshte qe te punohet ne fushen e rritjes se ndergjegjesimit te anetareve te sindikates per rolin dhe kontributin e pazevendesueshem qe kane grate ne zhvillimin e nje shoqerie demokratike. Eshte e nevojshem te shpjegohet gjeresisht per pjesemarrjen aktive te grave krahas burrave ne zhvillimin e kesaj shoqerie. Per kete eshte e domosdoshme perfshirja si e grave dhe e burrave sindikaliste ne programe trajnimi me baze te barabarte.Sindikatat duhet te luftojne qe te realizohen detyrat e vendosura per kuotimin nga forumet e larta te tyre respektive qe ne strukturat vendimmarrese te kete sa me shume gra. Per ne grate, qe drejtojme forume te sindikatave me gra do te ishte e domosdoshme qe edhe ne udheheqje te sindikatave te ofrojme perfaqesimin e burrave dhe grave ne te njejtin raport, ashtu si ne baze. E verteta eshte se ne nuk kemi sindikata te udhehiqen nga grate, jo se ato nuk jane te zonjat te drejtojne, porse lobi i burrave ne sindikata eshte shume i forte. Por do te beja dhe nje vrejtje shoqerore per koleget tona, se verejme se ka shume nga ato qe nuk jane te bindura se mundet te konkurojne me dinjitet me burrat, se presin qe te tjeret t’i vendosin ne nje pozicion, se ndihen te ofenduara.Kur, eshte e nevojshme te njohin me mire veten, ambientin e te pergatiten qe te jene jo vetem pjese e rendesishme e grupimit, por me kapacitetet e energjite e tyre te mund te drejtojne nje grupim sindikal dhe te perballen pa komplekse inferioriteti ndaj çdo punedhenesi,çdo partneri e kolegu tjeter qe nuk bindet e qe ndodh qe pengon karieren e tyre padrejtesisht. Ne bashkepunim me organet shteterore, sindikatat lokale dhe ne qender te trupezojne barazine e mundesive ne politiken e tyre te burimeve njerezore duke analizuar dhe modifikuar, nese eshte e nevojshme, dokumentacionin dhe praktikat e zbatuara ne kuadrin e proçedurave te marrjes ne pune, ofertat per pune, perzgjedhjen e aplikanteve, programet e trajnimit dhe ngritjet ne pergjegjesi te grave ne ndermarrjet dhe kompanite e medha. Sindikatat duhet te mos e rreshtin luften kunder diskriminimit qe i behet grave lidhur me pagen , duke detyruar punedhenesit te perdorin kritere te njejta per vleresimin e punes se punonjesve burra e gra dhe te kerkojne per t’u dhene atyre te njejten pagese per nje pune me te njejten vlere. Ne duhet te nderhyme ne menyre urgjente ne sektorin privat, veçanerisht ate te sherbimeve, restorant , hoteleri etj. ku puna e grave eshte me pak e paguar e krahasuar me ate te burrit. Sindikatat duhet te luftojne me kembengulje qe te heqin diferencat ne paga ndermjet profesioneve tradicionalisht per gra dhe per burra duke rivleresuar punet qe tradicionalisht jane bere nga grate. Proçesi i rivleresimit duhet te behet nga gra e burra se bashku. Po keshtu duhet te luftojne qe ne poste drejtuese te kete sa me shume gra, pasi shperblimi per punen ne to eshte me i madh. Me i dukshem ky problem eshte ne sektoret e arsimit dhe te shendetesise, ku megjithese ka nje pjesemarrje te madhe te grave, pasi megjithese njihen tradicionalisht si profesione per gra, ne postet drejtuese dominojne burrat. Atehere, eshte e domodsdoshme qe, ne, grate te nderhyme me bisturi per te prishur steriotipet e vendosura nga shoqeria maskuliste. Eshte e nevojshme, qe te kemi rezultate ne punen per barazine gjinore, te punojme qe te rritim ndergjegjesimin e personelit te firmes apo kompanise dhe t’i trajnojme ata ne fushen e mundesive te barabarta, veçanerisht drejtuesit e larte dhe personat e ngarkuar me menaxhim, perzgjedhje dhe trajnim. Sindikatat, duhet te sigurojne nje prespektive gjinore ne te gjitha negocimet, jo vetem ato qe kane te bejne me Kontratat e Kolektive te Punes, me ane te perfaqesimit te baraspeshuar te grave dhe te burrave, duke respektuar kerkesat qe kane grate ne te gjitha drejtimet, per t’i siguruar atyre nje pune dinjitoze, nje mjedis te pershtatshem pune, me siguri per jeten, pa ndotje, larg semundjeve profesionale dhe te rrezikshme per jeten e vet dhe pasojat qe mund te kete ne familje, etj. Kerkesa e sindikatave qe punedhenesi te lidhe kontraten individuale te punes me çdo punonjes do te ndikoje ne uljen e informalitetit, te punes se zeze, qe ne vendin tone ka permasa te medha. Aksionet dhe iniciativat e sindikatave kunder punes informale duhet te jene evidente,pasi ato njohin mire pasojat e saj tek punonjesit, qe do te thote aspak kujdes shendetesor, qe grate shtatzena te mos perfitojne leje te domosdoshme per vete e femijen, te mos kesh pension ne moshen e pleqerise, etj. Une do te shtroja dhe nje problem tjeter, qe nuk eshte i panjohur per ne, por qe nuk eshte realizuar si nga shteti ashtu dhe nga sindikatat, ate te nje “buxheti gjinor”. Qe te realizohen objektivat qe vendosim ne si sindikata ose shteti per te ngushtuar diferencat midis burrave dhe grave , per te organizuar nje aktivitet, per te promovuar nje studim,etj duhen patjeter buxhete , ne te kunder asgje nuk mund te realizohet, nuk mund t te arrihen ato objektiva qe kemi ndermarre apo te perfundojme me sukses nje aksion te nisur. Per shtetin, “buxheti gjinor” eshte nje proçes nepermjet te cilit analizohen buxhetet publike, ne menyre qe te vleresohet nese ato kontribuojne ose jo per me shume barazi ndermjet grave dhe burrave dhe pastaj te formulohen ndryshime, qe nxisin barazine gjinore. Megjithese levizjet per fuqizimin e grave kane filluar qe ne shekullin e kaluar, ne konteksin e zhvillimit, ky problem ka fituar nje vemendje te madhe vetem ne keto tri dekadat e fundit. Nese do te bejme pak histori per “buxhetin gjinor”, duhet ta nisim me fillesat e tij ne Australi rreth vitit 1984. Keto nisma te para u quajten “buxhete per grate” sepse fokusi i tyre ishte impakti i buxheteve vetem per grate dhe vajzat. Ne Evrope, gjate dekates se fundit ka pasur nje rritje te ndergjegjesimit persa i perket rendesise qe kane politikat makroekonomike ne jeten e grave dhe te burrave dhe prespektiven e fuqizimit ekonomik te grave. Aty, nga mesi i viteve 90 filluan nismat e para, ne Evrope, per ushtrimin e buxhetit ne pergjigje te perkatesise gjinore. Ne vitin 1989, ne Britanine e Madhe krijohet Grupi i Buxhetit te Grave, i cili kishte si synim fillestar te ofronte nje analize kritike publike te impaktit qe kishte buxheti i qeverise neoliberale te Theçerit tek grate. Ne Filipine, eshte percaktuar me ligj qe 5 perqind e te gjithe buxheteve te shkoje per çeshtjet gjinore dhe programet e zhvillimit ne lidhje me ’to. Ideja e analizes gjinore te buxheteve u njoh dhe u pranua ne nivel boteror, ne vitin 1995, ku, ne Platformen per Aksion te OKB-se rekomandohet: Qeverite duhet te bejne perpjekje sistematike per te rishikuar se si perfitojne grate nga shpenzimet e sektorit publik, te pershtasin buxhetet ne menyre qe te sigurohet akses i barabarte mbi shpenzimet publike. Kjo thirrje e perboteshme, per perfshirjen e perspektivave gjinore ne buxhetet qeveritare, ishte thelbesore per rendesine qe mori me pas buxheti gjinor dhe hartimi i buxheteve nga qeverite e vendeve te ndryshme. Ne vitin 1996 u ndermorr nisma Jugafrikane e Buxhetit per Grate e mbeshtetur ne angazhimet kombetare dhe nderkombetare. Kjo ka bere nje model shume te rendesishem per zhvillimin e buxheteve ne pergjigje te perkatesise gjinore, sidoemos ne rajonin e Afrikes se Jugut. Pas vitit 2004, numri i nismave te analizave gjinore te buxheteve ishte 50. Keto nisma sot mund t’i gjejme ne nivel lokal dhe qendror, dhe numri i tyre sigurisht do te vije duke u rritur. Po te ne si eshte gjendja ? Aktualisht, si shtet, ne nuk kemi “buxhet gjinor”. Edhe sindikatat, megjithese flasin per buxhete per grate, ato ekzistojne vetem ne letra. Nga sa jemi te informuara te dyja konfederatat sindikale kane shpenzuar pak per grate jo vetem ne vitet e kaluara por edhe per kete vit. Eshte me se e nevojshme qe ne buxhetet e tyre sindikatat te percaktojne dhe buxhetin gjinor, cili do te perdoret per grate, per trajnime, fushata rekrutimi, studime, aksione, mjete propogande etj. Ne e dime se sa i rendesishem eshte ekzistenca e nje buxheti sado te vogel, por qe ekziston. Me kete ke dore me te lire per te punuar dhe ndihmuar qe ne levizjen sindikale te perfshihen sa me shume gra. Kerkesa e sindikatave ka qene dhe do te jete, qe per grate, ne te gjitha strategjite qe do te hartohen, te planifikohen buxhete te veçanta. Megjithe ekzistencen e nje legjislacioni perendimor ne marredhen me grate, barazine gjinore dhe te drejtat e tyre, ne kemi probleme te shumta ne kete drejtim. - Te ftojne sa me shume aktiviste ne aktivitetet kryesore te sindikates dhe te terheqe sa me shume gra aktive ne drejtim. Korçe, qershor 2007 |
Informacione të vlefshmeDialogu mbi globalizimin Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi Programi i bursave Projekt Rajonal
Njihuni me aktivitetet
Nentor 2007
Mbi kulturën politike në Shqipëri
|
| © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung, Liability Disclaimer | ||