HomeStafiLidhjeArkivi
HistoriAktivitetet ne ShqiperiAktivitetet nderkombetareBotime dhe StudimeFES ne Media


Projekte dhe Partnere
Demokracia dhe krijimi i institucioneve
Decentralizimi dhe Pushteti Vendor
Shoqeria civile dhe media
Punesimi dhe siguria sociale
Integrimi ne Bashkimin Europian

Fondacioni "Friedrich Ebert"
Zyra e Tiranes
Rruga: "Abdi Toptani"
Torre Drin, Kati i 8-te
Kutia Postare 1418
Tirana, ALBANIA
Tel.: +355 (4) 22 55 - 539
Tel.+ Fax: +355 (4) 22 50 - 986
e-mail: festiran@fes.org.al



http://www.fes.org.al

Gjermani:
http://www.fes.de
 

                                 

RIPERCAKTIMI I MINIMUMIT JETIK SIPAS KUSHTEVE TE TANISHME TE ĒMIMEVE DHE TARIFAVE

Prof. Ilia TELO
Drejtor i Institutit te Punes prane BSPSH


Eshtė fakt i njohur nga te gjithė se vendi yne eshte vendi me i varfėr ne Europe.  Ky pohim argumentohet me  faktin se prodhimi i brendshėm bruto per frymė ne vendin tonė ėshtė shume me i vogel se ne vendet e tjera. Varferia e madhe argumentohet edhe me tregues te tjere te rendesishėm si papunesia, emigrimi, korrupsioni, vdekshmeria foshnjore ne permasa tė medha, konsumi i ulet i prodhimeve, moskryerja e sherbimeve te nevojshme etj.

Ne bazė te njė anketimi qe ka bere Organizata Botėrore e Migracionit, del se mbi 90% e emigranteve shqiptare te anketuar per shkakun e largimit nga Shqiperia, kane deklariuar se jane larguar: “si rezultat te varferisė se madhe ne Shqiperi,  per te siguruar nje jete me te mire”. Varferia e tejskajshme eshte edhe nje nga shkaqet e informalitetit, kriminalitetit dhe prostitucionit. Por, nuk mund te studjohet varferia dhe mireqenia, pa studjuar me pare «minimumin jetik».

a) Ēeshtja e minimumi jetik dhe si percaktohet ky tregues?

Autorė te ndryshėm perdorin terma te ndryshme per minimumin jetik, si psh: “niveli zyratar i varferisė”, “minimumi i ekzistencės”, “pragu i varferisė“ etj. Pavaresisht nga keto emertime, te gjitha ato kanė njė gje te  pėrbashkėt : ne popullsinė e varfėr perfshihen familjet apo personat qe kanė me pak tė ardhura se njė kufi i caktuar. Me te ardhurat qe  sigurojnė, ata nuk mund te bejnė njė jetė normale dhe tė pranueshme ; ata janė tė detyruar  tė ushqehen keq, tė vishen keq, tė jetojnė nė kushte jo te mira dhe te mos jenė ne gjendje qe te shijojne ato qe u pelqejnė.

Treguesi i minimumit jetik eshtė kategori ekonomike,  shoqerore, historike dhe ka karakter  kombetar. Per llogaritjen e ketij treguesi behen llogaritje ekonomike dhe  ai gjithnjė shprehet ne vlerė. Ky tregues lidhet me shoqerinė njerėzore, lidhet me kategoritė e tjera shoqerore dhe sherben pėr studimin e nivelit tė jetėses se popullsisė.

Treguesi i minimumit jetik  nuk ėshtė njė madhesi e pandryshuar, por ndryshon gjatė kohės. Ne pergjithesi, me kalimin e viteve, treguesi i minimumit jetik rritet vazhdimisht, si pasojė e rritjes se prodhimit dhe te ardhurave, i zhvillimit dhe perparimit. Minimumi jetik ka karakter relativ, per faktin se ndryshon jo vetem ne aspektin kohor dhe hapesinor, por dhe per faktin se nė shumicėn e vendeve te qyteteruara pranohet se njė pjesė e popullsise ka tė ardhura, te cilat jane me te vogla se minimumi jetik (varferia relative). Ne varferinė absolute perfshihen  personat qe me te ardhurat qe sigurojne nuk mund te mbijetojne normalisht.

Ne vendet e ndryshme tė botės perdoren dhe metoda tė ndryshme per llogaritjen e treguesit te minimumit jetik:

-Ne vendet e zhvilluara tė Europes, minimumi jetik merret sa ½ e prodhimit  te brendshėm bruto per frymė te popullsisė.

- Nga ana e Organizatės se Kombeve tė Bashkuara, ne popullsine e varfėr perfshihen personat te cilet sigurojne me pak tė ardhura ditore se 2 USD dhe ne popullsinė shumė te varfėr perfshihen personat tė cilėt sigurojnė te ardhura ditore me pak se 1 USD. Pra ne rastin e parė tė ardhurat mujore merren 60 USD, ndersa ne rastin e dyte merren 30 USD dhe ky eshtė kufiri i varferisė absolute.

-Ne vendet e prapambetura (ose ne vendet nė zhvillim, ku perfshihet dhe vendi yne), per llogaritjen e minimumit jetik, duhet te perdoret metoda analitike, duke percaktuar fillimisht  njė shportė te caktuar mallrash dhe sherbimesh qe formojnė ate. 

Shenim: Ne keto parametra eshte marre vlera e dollarit ne vitin 2000, ndersa ne vitet e fundit siē dihet fuqia blerese e dollarit  ėshtė ulur ne menyre te dukshme.
 
Ne shporten  e mallrave perfshihen 4 grupe tė shpenzimeve tė cilat janė:

1. Shpenzime per artikuj ushqimore.
2. Shpenzime per artikuj tė veshmbathjes.
3. Shpenzime per pajisje dhe orendi shtepiake.
4. Shpenzime te tjera.

Grupi i artikujve ushqimore ze peshen specifike me te madhe te shpenzimeve. Shpenzimet ne kete rast  percaktohen duke u nisur nga nevojat ditore per kalori  per njė njeri te rritur. Ne artikujt e veshmbathjes  perfshihen artikujt e ndryshem te veshmbathjes qe i duhen njeriut, te cilet kane afat tė gjatė konsumi. Ne pajisjet dhe orendite shtepiake bejne pjese pajisje te tilla, si per fjetje, mobilje , paisje elektroshtepiake etj. Keto shpenzime  i takojnė te gjithė familjes dhe kanė afat te gjatė perdorimi, ndersa ne shpenzimet e tjera bejnė pjesė shpenzime per qiranė, energjinė elektrike, ujė, transport, pėr mbrojtjen e shendetit etj.

Minimumi jetik per fryme, per njė te punesuar dhe per nje familje, llogaritet per njė muaj, me qellim qe te krahasohet me pagėn, pensionin si dhe me te ardhurat e tjera mujore te popullsisė.

Ne regjimin e kaluar, minimumi jetik mujor per njė te punesuar u caktua ne menyre arbitrare me 450 lek te asaj kohe ne muaj (aq sa ishte paga minimale).  Me keto te dhena te sajuara, vendi yne  “mburrej” se nuk kishte popullsi tė varfėr, ne njė kohe qe ne vendet e tjera te Europės 15-25 per qind e popullsisė konsiderohej e varfėr (pasi siguron me pak te ardhura se minimumi jetik i vendit perkatės).

Ne bazė te studimit qe kemi te botuar ne monografinė  “Mireqenia dhe Minimumi Jetik” treguesit mujor te minimumit jetik, per vitin 1998, kane rezultuar si vijon:

 1. Pėr frymė tė popullsisė:                       9058 lekė
           2. Pėr njė tė punesuar:                          20834    “
           3. Pėr nje familje me 4 veta:                  36232    “

Ky tregues ėshtė shumė me i ulėt se minimumi jetik ne vendet e ndryshme europiane, por ėshtė  shumė me i lartė se te ardhurat reale tė popullsisė (ndihmat ekonomike, pensionet, pagat etj).

Theksojme se ky tregues perputhet pak a shume me rekomandimet e Organizatės se Kombeve te Bashkuara per kufirin e minimumit jetik per frymė per vendet ne zhvillim (qe siē theksuam ishtė 2 USD ne ditė me vleren e dollarit te vitit 1990). Po keshtu  kjo perputhet dhe studimin qe eshte bere nga Ministria e Punės dhe e Ēeshtjeve Sociale nepermjet  grupit te eksperteve  ne vitin 2002.
 
Ne vendin tonė mungon treguesi zyrtar i minimumit jetik, ndonse Kodi i Punės dhe Ligji per Sigurimet Shoqerore ngarkojne Qeverine per llogaritjen dhe shpalljen e ketij treguesi. Gjithashtu, Zyra Nderkombetare e Punės (ILO), e cila ka organizuar 4 Konferenca ne vendin tone per probleme sociale,  i ka rekomanduar Qeverisė perllogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik. Ja ēfarė  theksohet ne Konferencen Trepaleshe  qe u zhvillua 11 vjet me parė ne vendin tone: ”Ēuditerisht Shqiperia eshtė nder vendet e vetme te rajonit, ku autoritetet nuk bejnė perllogaritje te minimumit jetik zyrtar, ose te nivelit te varferisė , duke veshtiresuar keshtu ēdo krahasim  me pagat minimale, ose me ato mesatare” (shih:  Daniel Whitehead ”Permiresimi dhe zhvillimi i politikės se pagave ne Shqiperi” Tirane 1996, f. 58).

Sindikatat, ne te gjithė marreveshjet qe kane bere me Qeverine (duke filluar qe ne vitin 1996), kane kerkuar llogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik. Ne vitin 2001, si rezultat i presionit te vazhdueshem te sindikatave, qeveria “Meta” kishte ngarkuar nje grup ekspertesh dhe jane bere llogaritjet per minimumin jetik. Kete studim,  i cili u realizua ne kohen e caktuar, Qeveria e ka arkivuar dhe akoma nuk e ka shpallur  zyrtarisht.  Aresyeja: mungon tranparenca dhe vullneti politik. Edhe studimi i realizuar ne vitin 2002, ka nxerre pak a shume  rezultate te peraferta me studimin e Institutit tė Punes te BSPSH.

Mendojmė se Qeveria duhet qe te ngarkoje nje grup ekspertesh per te rillogaritur minimumin jetik per kushtet e tanishme. Ky tregues do te llogaritet duke u mbeshtetur ne studimet e meparėshme, por edhe duke ristudjuar normativat e konsumit dhe, ne menyrė te veēantė, ēmimet.. Kjo ėshtė e domosdoshme per faktin se  rritja e ēmimeve ēon ne rritjen e treguesit te minimumit jetik.

Ne strategjitė per reduktimin e varferisė, te cilat mund te jenė afatshkurtėra, afatmesme dhe afatgjata, ėshtė e domosdoshme qe te percaktohet zvoglimi i numrit te popullsisė se varfėr dhe i peshes specifike te saj krahasuar me gjithė popullsinė (ne popullsinė e varfėr, siē theksuam, do te perfshihen personat qe  sigurojnė mė pak tė ardhura se minimumi jetik). Strategji serioze per reduktimin e varferisė mund te hartohen vetem pasi te rillogaritet dhe te shpallet zyrtarisht treguesi i minimumit jetik.

Ne rast se Qeveria ka ndermend te merret seriozisht me uljen e varferisė, duhet qe te shpalle treguesin e minumit jetik dhe te percaktojė sa eshte popullsia e varfėr. Ashtu si ne sektorin e aresimit percaktohet nota 4 qe nxenesi apo studenti nuk kalon klasen, ashtu dhe per studimin e verferisė duhet te percaktohet kufiri mujor i te ardhurave qe popullsia te konsiderohet e varfėr. Te mos vazhdohet me praktiken qe perdorte regjimi i kaluar komunist, qe kishte llogaritur minimumin jetik mujor per njė te punesuar 450 leke te asaj periudhe, aq sa ishte paga minimale (dhe per ēudi ne Shqiperi nuk kishte popullsi te varfėr). Treguesi i minimumit jetik ne ate periudhė kishte karakter “sekret” dhe asnjė here nuk eshte publikuar !

Ne bazė te studimeve qe ka bere Instituti yne, mbeshtetur ne treguesin e minimumit jetik, rezulton se 65-70% % e shqiptareve sigurojne te ardhura, te cilat jane me te vogla se minimumi jetik.

Anketimi i Institutit te Statistikes tregon se eshtė ulur popullsia e varfėr. Ne bazė te ketij anketimi, persona te varfėr konsiderohen ata te cilet kane me pak te ardhura mujore se 5272 lek per frymė per vitin 2005 (ndersa ne vitin 2002 kishin 4891 lek).

Sipas ketij anketimi, del se 18,5% e popullsisė aktuale te vendit eshtė e varfėr, ne krahasim me afersisht 25,4% qe ishte kjo shifėr para 3 vjetesh. Sipas Institutit te Statistikės, aferisht 235 mije individė nga afersisht 800 mijė qe ishin te varfėr  ne vitin 2002, jane ēliruar nga varferia?!. Me keto llogaritje te INSTAT, se shpejti vendi yne nuk do te kete fare te varfer, ne nje kohe qe ne vende te ndryshme te Europes pranohet se 15-25% e popullsise konsiderohet e varfėr. Per prezantimin e ketyre “arritjeve”, INSTAT organizoi edhe nje takim kombetar. Ne kete takim ishin shume te ftuar, por per ēudine e te gjitheve nuk ishin partneret sociale (sindikatat dhe organizatat e punedhenesve), te cilet kanė detyra te medha per ēeshtjet sociale.

Se si eshte percaktuar ky minimum jetik, e dine vete punonjesit e Institutit te Statistikes. E theksojmė kete per faktin se, ne bazė te eksperteve te shendetesise per sigurimin e kalorive ditore , nje njeri duhet te siguroje nje racion ushqimor i cili me  ēmimet e tanishme  eshte mbi 7500 lek ne muaj. Duke shtuar dhe shpenzimet e tjera jo ushqimore, si shpenzimet  e banimit, te energjise elektrike etj,  treguesi i minimumi jetik per fryme gjate muajit del rreth 11 mijė lek. Edhe po te perdoret metoda e llogaritjes te minimumit jetik qe aplikohet ne  vendet e zhvilluara, ku merret ½ e prodhimit te brendshėm bruto per frymė, perseri minimumi jetik mujor per frymė del rreth 11 mijė lek ne muaj. Vetem po te perdoret treguesi i varferise se tejskajshme qe eshte 1 USD me vleren e vitit 2000, dalin treguesit qe na paraqet INSTAT. Mirepo Shqiperia eshte vend europian dhe aspiron qe te bashkohet me popujt e Europės dhe nuk eshte vend Afrikan.

Per studimin e varferise, rendesi te madhe ka studimi i indeksit te ēmimeve dhe inflacioni.  Ne kushtet e ekonomise se tregut, ēmimet jane te liberalizuara dhe ato kane tendence qe te rriten nga viti ne vit. Keshtu, ne vendin tone vitin e kaluar, krahasuar me vitin 1990, ēmimet me pakice jane rritur mbi 25 here, ndersa vetem ne vitin 1997 ēmimet  ishin rritur 42,5 %, krahasuar me nje vit me pare. Rritja e ēmimeve te shitjes me pakice dhe te tarifes se sherbimeve, ka ēuar ne uljen e fuqise blerese te lekut qe aktualisht eshte rreth 4% me e ulet ne krahasim me fuqine blerese te para vitit 1990. Kjo tregon se ne rast se ne vitin 1990 me nje sasi te caktuar parash blinim 100 njesi vlere mallrash, tani po me te njejten sasi parash blejme vetem 4. Atehere, cila eshte shtresa me e varfer e shoqerisė? Ne rradhe te pare, eshte popullsia qe jeton me ndihma ekonomike.

Ndihma ekonomike eshte simbolike. Ne bazė te te dhenave statistikore  jane afro 150 mije familje te cilat jetojne me ndihma ekonomike dhe popullsia qe jeton me ndihma ekonomike perben 19% te popullsise  se vendit.  Ne bazė te te dhenave zyrtare, ne njė nga vitet e fundit, ndihma ekonomike mesatare mujore per frymė te popullsisė ishte 576 lekė. Vetem nje pjese e vogel e te papuneve marrin «pagese papunesie», e cila eshte mjaft e vogėl. Me gjithe se ndihmat ekonomike dhe pagesa e papunesise jane simbolike, ato nuk jane te indeksuara me indeksin e inflacionit dhe per pasoje realisht ato jene me te vogla se disa vjet me parė. Komentet e tjera do te ishin te teperta.

Varferia ne fshat eshtė dhe me e madhe se varferia ne qytet. Para disa vitesh Ministria e Bujqesisė dhe e Ushqimit beri njė studim ne lidhje me te ardhurat neto te ekonomive fshatare nga veprimtaria bujqesore. Ne bazė te ketij studimi, del se te ardhurat neto mesatare mujore per frymė te popullsisė ishin 1231 lekė (ndersa ne zonat malore vetem 1033 leke). Varferia e madhe e popullsise se fshatit eshte dhe shkaku kryesor i emigrimit te popullsise nga fshati dhe i abandonimit te zonave te tera fshatare (sidomos ne zonat malore).

Pensionistet jane pjesa me e diskriminuar e shoqerisė. Pensioni mesatar real per pensionistet e qytetit aktualisht eshte me i vogel ne krahasim me pensionin  e para vitit 1990. Pjesa me e madhe e pensionisteve te qytetit marrin sa pensioni minimal, ose marrin pensione te vogla (ne baze te evidences statistikore te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, mbi 50% e pensionisteve shperblehen me pensionin minimal). Pensionet e fshatit jane simbolike per faktin se pensioni mesatar mujor eshte rreth 3 mije leke. Te dhenat e mesiperme tregojne se  pjesa me e madhe e pensionisteve, me pensionin qe marrin, nuk mund te sigurojne kushte te pershtatshme jetese. Te mos harrojme se ne vendin tone numri i pensionisteve eshte rreth 560 mije veta, ose afro 20 % e popullsise se vendit. Ne programin e Qeverisė aktuale parashikohet qe gjate mandatit 4-vjeēar do te dyfishohen pensionet. Ky ėshtė nje zotim shume i guximshėm, por deri tani nuk po zbatohet.

Sipas te dhenave te Organizates se Kombeve te Bashkuara, shperndarja e te ardhurave ne vendin tone dhe ne disa vende te tjera eshte si vijon:

Perqindja e te ardhurave qe marrin:

Vendi 20% e familjeve me te varfera 10% e familjeve me te pasura
Shqiperia 5.0 30.0
Bullgaria 8.3 24.7
Ēekia 10.5 23.5
Hungaria 6.0 26.8
Polonia 7.1 25.3
Rumania 8.9 22.7
Sllovakia 11.3 18.2
Sllovenia 9.3 24.5


Masat per reduktimin e varferisė ne kushtet e vendit tone

1. Duhet te behen strategji afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata per reduktimin e varferise. Ne keto strategji, pasi te jete percaktuar popullsia e varfer (qe siguron me pake te ardhura se minimumi jetik), duhet te programohet pastaj ulja graduale e saj ne shifra absolute dhe ne perqindje.

2. Duhet  te sigurohen ritme me te larta te rritjes se produktit te brendshėm bruto. Niveli i prodhimit te brendshėm bruto per frymė ne vendin tone eshte shume i ulet siē argumentohet ne bazė te te dhenave qe vijojnė:

- mbi prodhimin e brendshėm bruto per frymė te popullsise per vendin tonė dhe per disa vende te Europės Juglindore (Banka Boterore: Shqiperia. Ruajtja e rritjes  se Qendrueshme  edhe pertej Tranzicionit,  27 Dhjetor 2004, f. 1)

Prodhimi i brendeshem bruto per frymė te popullsisė 2003

Shtetet UDS per frymė
1.Bosnja dhe Hercegovina 1687
2.Shqiperia 1938
3.Ish Rep.Jug.Maqedonisė 2298
4.Serbia dhe Mali I Zi 2501
5.Bullgaria 2539
6.Rumania 2616
7.Kroacia 6486

Vetem ritme te larta te rritjes se prodhimit kombetar do te krijojne kushte per rritjen e prodhimit per fryme dhe uljen graduale te varferisė. Vendit tone i duhen ritme te larfta zhvillimi. E themi kete per faktin se me ritme  prodhimit te brendeshem bruto 6 % ne vit, sipas llogaritjeve tona  do na duhen mbi 50 vjet qe te arrijme nivelin mesatar europian te prodhimit te brendeshem bruto per fryme te popullsisė ?!

3. Duhet te rritet punesimi dhe te ulet papunesia. Ne bazė te te dhenave zyrtare papunesia e regjistriuar ne zyrat e punesimit raportohet 13-14 %. Mirepo papunesia e vertete (demografike) eshte  shume me e madhe  35-40%. 

4. Duhet te rritet investimi i kapitalit te huaj. Venia ne pune e disa ndermarjeve industriale dhe modernizimi i infrastrukturės sone, nuk mund te behet vetem me  kapitalin vendas, por duhet te investohet kapitali i huaj. Ne bazė te te dhenave te botuara per periudhen 1990-2000 investimi mesatar vjetor i kapitalit te huaj (ne USD )per fryme te popullsisė ne vendin tone ishte 161 $, ndersa ne vendet e tjera ishte 3-4 here me  shume.

5. Aktualisht duhet te behet njė rishperndarje me e drejte e te ardhurave ne baze te drejtesisė sociale. Theksuam se me rruge te pandershme  ne vendin tone ka nje shperndarje jo te drejte te te ardhurave. Pra nuk eshte zbatuar drejtesia sociale. Kjo argumentohet me faktin se informaliteti ne tregun e punes eshte rreth 40%, korrupsioni eshte ne permasa te medha. Ne bazė te te dhenave te Bankes Boterore  ne nje nga vitet e fundit pesha specifike e te ardhurave te buxhetit ndaj prodhimit te brendeshėm bruto ne vendin ton eshte rreth 22 % ne nje kohe qe ne vendet e tjera te rajonit ky tregues shkon deri ne 50%. Komentet do te ishin te teperta.

6. Informaliteti  ėshtė nje nga aresyet kryesore te korrupsionit ne permasa te medha ne vendin tone. Sigurisht per nje shperndarje me te drejte te te ardhurave, kerkohet qe te vendoset nje sistem pagash  pa lejuar  diferenca shume te medha  ne sektorin buxhetor, ristudimi i pagės minimale me qellim qe te shikohet mundesia e rritjes se saj. Mbi kete bazė do te rishikohen pensionet ndihmat sociale etj. Me gjithe kete  faktet qe permendem ne lidhje me informnalitetin dhe korrupsionin, tregojne se kerkohet qe te luftohet veprimtaria informale dhe korrupsioni, gje qe do te krijoje mundesi reale per  rritjen e raportit te te ardhurave te buxhetit te shtetit, ne krahasim me prodhimin e brendshem bruto, tregues  i cili ne vendin tone eshtė me i ulet se ne vendet e tjera. 


24 shkurt 2007

printo | kthehu  


Informacione tė vlefshme

Dialogu mbi globalizimin

kliko pėr mė shumė

Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi

kliko pėr mė shumė

Programi i bursave
kliko pėr mė shumė

Projekt Rajonal
Marredheniet e punes dhe dialogu social ne Evropen juglindore


Njihuni me aktivitetet

 

 

Nentor 2007
Tetor 2007
Shtator 2007
Korrik 2007
Qershor 2007
Maj 2007
Prill 2007
Mars 2007
Shkurt 2007


Viti 2007

Viti 2006

Viti 2005


Mbi kulturėn politike nė Shqipėri




 

 

Studio ITTI - Web Based Solutions © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung,   Liability Disclaimer