HomeStafiLidhjeArkivi
HistoriAktivitetet ne ShqiperiAktivitetet nderkombetareBotime dhe StudimeFES ne Media


Projekte dhe Partnere
Demokracia dhe krijimi i institucioneve
Decentralizimi dhe Pushteti Vendor
Shoqeria civile dhe media
Punesimi dhe siguria sociale
Integrimi ne Bashkimin Europian

Fondacioni "Friedrich Ebert"
Zyra e Tiranes
Rruga: "Abdi Toptani"
Torre Drin, Kati i 8-te
Kutia Postare 1418
Tirana, ALBANIA
Tel.: +355 (4) 22 55 - 539
Tel.+ Fax: +355 (4) 22 50 - 986
e-mail: festiran@fes.org.al



http://www.fes.org.al

Gjermani:
http://www.fes.de
 

Ulja graduale e informalitetit dhe korrupsionit do tė ndihmojė nė zbatimin e drejtėsisė sociale nė shpėrndarjen  e tė ardhurave
 
Hiqmete DAJA

Nė ēdo vend tė botės, nė ēfarėdo sistemesh shoqėrore qė tė ekzistojnė, janė ligjet, tė cilat rregullojnė funksionimin e shtetit dhe jetesėn e shtetasve. Ligji mbron jetėn e njerėzve, lirinė e tyre, sanksionon tė drejta dhe detyra, jep mundėsi pėr t’u shprehur, ndaj del detyrė e ēdo shtetasi tė njohė tė drejtat qė i jep ligji dhe tė dijė t’i mbrojė ato. Nė kėtė kontekst do tė theksoj njė tė drejtė madhore tė ēdo shtetasi shqiptar sanksionuar nė Ligjin themelor  tė shtetit ton[ nė Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe kjo ėshtė e drejta e Punės.

Cfarė nėnkuptohet me tė drejtėn e Punės?

Nė nenin 49 Tė Kushtetutės sė Shqipėrisė shprehimisht thuhet: Sejcili ka tė drejtė tė fitojė mjetet e jetesės sė tij me punė tė ligjshme qė e ka zgjedhur ose pranuar vetė....Tė punėsuarit kanė tė drejtėn e mbrojtjes shoqėrore tė punės dhe mė pas nė nenin 50 : Tė punėsuarit kanė tė drejtė tė bashkohen lirisht nė organizata sindikale pėr mbrojtjen e interesave tė tyre tė punės. Natyrisht kėtė tė drejtė ēdo punonjės e pėrmbush nė forma tė ndryshme:  si punėsimi nė punė shtetėrore  apo nė punė private, formė kjo tashmė mė e pėrhapura nė vendin tonė pas vitit 1991, kur ekonomia shqiptare e centralizuar shkoi drejt ekonomisė sė tregut tė lirė. Kjo periudhė tranzitore njihet tashmė si njė periudhė tejet e vėshtirė pėr shqiptarėt  dhe krahasuar edhe me vendet  ish socialiste tė Europės  Lindore,  mė e egra  dhe me strategjira absurde .

Teoria e “terapisė se shok-ut”, qė u aplikua tek ne, ishte njė terapi qė jo vetėm nuk u pėrdor pėr ta kaluar pa dhimbje kėtė shndėrrim, por solli njė korrupsion galopant dhe njė grabitje pa skrupuj, tė pronės shtetėrore, solli njė proces privatizimi pa kriter, qė polli probleme tė mėdha  sociale. Kjo valė pėrfshiu mbylljen edhe tė shumė ndėrmarrjeve qė mund tė konkurronin nė ekonominė  e tregut duke ruajtur  apo mė mirė shpėtuar njė numėr punonjėsish nga flakja nė rrugė dhe ruajtjen  e njė drejtimi tė industrisė qė mund tė merrte zhvillim  e tė stimulohej nga shteti. Fakti qė privatizimi nė Shqipėri u bė pa njė ligj tė mirėfilltė dhe nė kuadrin e njė mungese totale tė pėrvojės e gjeti punėtorinė shqiptare dhe sindikatat e sapokrijuara nė njė befasi tė plotė dhe tė papėrgatitura nė manaxhimin e njė situate konfliktuale me probleme tė ngjeshura sociale dhe me njė korrupsion galopant.

Kjo situatė e vėshtirė pati edhe pasojat e saj pasi shtoi nė pėrmasa tė mėdha papunėsinė, emigracionin dhe varfėrinė; faktorė kėta deēizivė pėr stimulimin e veprimtarisė informale dhe korrupsionit nė vendin tonė. Shteti i ri, ende i brishtė me njė legjislacion tė munguar ēalonte si mos mė keq, partnerėt socialė  qė duhet tė bėnin oponencėn ishin tė dobėt, tė paformuar dhe pa kulturėn e nevojshme dhe pikėrisht kėto janė kushtet qė favorizojnė rritjen dhe i japin fuqi punės informale dhe korrupsionit.

Sindikatat dhe sindikalistėt shqiptarė nė atė periudhė vetėm e kishin dėgjuar si term punėn e zezė. Edhe ndonjė i shkolluar atė e njihte si njė fenomen tė kapitalizmit pėr tė treguar kalbėzimin e tij, cituar kėshtu nė filozofinė marksiste ndaj pėrvoja pėr t’u mbrojtur ndaj kėtij fenomeni ishte shumė  e pakėt.

Nė kėtė periudhė nuk bėhej fjalė pėr partnerė socialė pėr dialog tė partnerėve pėr kėto fenomene, sindikatat ishin nė barrikadat e mbrojtjes sė punėtorėve nga asistenca masive, ndonėse pėr tė qenė realistė sindikatat e kishin pranuar reformėn duke e kuptuar domosdoshmėrinė e ekonomisė sė tregut.

Tashmė kanė kaluar shumė vite dhe pėr fatin tonė tė mirė drejtuesit sindikalistė janė trajnuar dhe kanė fituar njohuri tė mjaftueshme pėr tė luftuar e pėr t’u mbrojtur ndaj shumė fenomeneve qė ndeshen nė shtetet kapitaliste, ku ne jemi drejtuar dhe po kėshtu edhe nė hartimin e strategjive pėr tė luftuar nė uljen e punės informale dhe korrupsionit, si fenomene  bashkėudhėtare tė kapitalizmit. Nuk mund tė mendohet eliminimi i plote i punės informale apo korrupsionit, ndaj nė kėtė temė kemi pėrdorur termin ulje graduale.

Pasojat e punės informale janė nė planin ekonomik, fiskal dhe social. Kėto mbartin defiēite nė buxhetin e Shtetit, nė atė tė sigurimeve shoqėrore, si dhe nė evazionin fiskal nė lidhje me tatimin mbi tė ardhurat., Kėto pasoja krijojnė njė shtresė popullsie tė pambrojtur sociale. Nė vendin tonė puna informale apo e zezė ndeshet, kryesisht nė aktivitetin privat e sidomos nė atė tė mesėm e  tė vogėl, ndeshet nė ndėrtim, veprimtari e cila ka marrė  njė zhvillim tė madh kohėt e fundit nė Shqipėri me premisa tė kultivimit tė punės sė zezė, ndeshet nė sektorin e shėrbimeve, transportit, tregėtisė, peshkimit etj. Aktivitetet private tė vogla e tė mesme shpesh herė edhe familjare nė njė pėrqindje tė konsiderueshme janė nė punė informale, tė padeklaruara, tė pa licensuara qė vetėm marrin fitimin pėr vete dhe derdhin pak ose nuk derdhin asgjė nė buxhetin e Shtetit.

Nė kėto aktivitete, Sindikata ėshtė shumė pak e pranishme pėr tė mos thėnė fare, pasi edhe numri i njerėzve qofshin kėta tė deklaruar apo tė padeklaruar ėshtė shumė i vogėl. Kur flitet mė pas pėr biznes familjar kėtu ėshtė e prekshme puna informale edhe e thėnė shqip burri shfrytėzon gruan, babai fėmijėn, vėllai motrėn dhe kjo kategori tė punėsuarish jo vetėm nuk ankohet, por ndonjėherė pėrkėdhelet nė sedėr me fjalėn bashkėpronar kur merr pagė minimale ose nuk paguhet fare dhe kur nuk bėhet fjalė pėr pagesa tė sigurimeve shėndetėsore ose shoqėrore.

Sikurse theksova mė sipėr nė Shqipėri ky fenomen, pra i punės sė zezė, ndeshet nė sektorin e ndėrtimit, ku sipas tė dhėnave tė viteve  tė fundit  nga kontrollet e ushtruara nga Inspektorati i Punės nė 1669 subjekte  kanė rezultuar 159 ose 9.5% subjekte tė pa liēensuara dhe nė aktivitet prodhimi materjalesh ndėrtimi 17.5% subjekte tė paregjistruara. Nga ky kontroll u evidentuan 3798 punonjės ilegalė ose 22.4% e numrit tė pėrgjithshėm tė punonjėsve. Nga shifrat qė pėrmėnda del njė pasqyrė e qartė dhe kjo jo nė tė gjitha aktivitetet ndėrtimore, por vetėm nė 1669 subjekte tė tyre nė shkallė vendi.

Duke u nisur nga fakti se niveli i ekonomisė informale nė vendin tonė pėrbėn 35% tė prodhimit tė brendshėm bruto del qartė kėrcėnimi real i stabilitetit ekonomik dhe pasojat e rėnda qė mbart ky kėrcėnim kryesisht nė drejtėsinė sociale.
Sigurisht, nė kushtet e ekonomisė sė tregut nuk mund tė pretendohet pėr barazi sociale por pėr drejtėsi sociale ėshtė e drejtė ligjitime e cilitdo qė kontribuon me punėn e tij nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė qoftė ky kontribut nė ekonominė formale apo jo formale.Eshtė mėse normale qė tė ardhurat qė sigurohen tė jenė tė ligjshme dhe jo tė sigurohen nga informaliteti, i cili sjell njė polarizim tė skajshėm tė ekonomisė qė ka ēuar nė uljen e ndjeshme tė nivelit tė jetesės,tė rritjes sė papunėsisė,duke goditur nė mėnyrė tė padrejtė biznesin e ndershėm.

Polarizimi i tė ardhurave nė vendin tonė ėshtė mė i madh se nė tė gjithė vėndet e Europės Lindore,kjo argumentohet me faktin se 20% e popullsisė mė tė varfėr zotėron vetėm 5% tė tė ardhurave, ndėrsa 10% e popullsisė sė pasur zotėron 30% tė tė ardhurave tė pėrgjithshme,pra pėr fryme 12 herė mė tė larta nė krahasim me popullsinė e varfėr.

Sindikata duhet tė njohė mirė lidhjen midis korrupsionit dhe polarizimit tė shoqėrisė pėrsa u pėrket tė ardhurave pasi vetėm kėshtu ajo do tė jetė nė gjendje tė ndėrtojė strategjitė e saj nė bashkėpunim me partnerėt e tjerė socialė pėr uljen graduale tė informalitetit si shkak kryesor  i polarizimit tė shoqėrisė  dhe ruajtjen e drejtėsisė sociale.

Sindikata duhet tė vlerėsojė si shumė tė rėndėsishme shkaqet juridike. Ajo pėrballet me njė legjislacion konfuz qė shpesh herė ėshtė njė pėrkthim i legjislacionit perėndimor qė nuk gjen implementin nė Shqipėri, po kėshtu moszbatimi i dispozitave ligjore, korrupsion i organeve tė drejtėsisė, mosrespektimi i organeve ekzekutive  janė probleme me tė cilat sindikata jo vetėm ndeshet, por me kulturėn e kufizuar juridike, pėr tė mos thėnė shpesh nivel i ulėt i njohurive ligjore ajo nuk ėshtė nė gjendje tė luftojė me struktura e saj informalitetin dhe korrupsionin nė ekonominė tonė.

Instituti i Punės sė BSPSH e ka paraqitur stimulimin qė ky fenomen, pra mungesa e njohjes sė shkaqeve juridike i bėn korrupsionit, si njė shigjetė qė vjen duke u rritur, kur tregon korrupsionin dhe duke u ulur, kur tregon nivelin e njohurive dhe zbatimin e legjislacionit, tregues ky qė duhet t’i shėrbejė sindikatės si mjet nė pėrpjektet e saj pėr uljen graduale tė informalitetit.

Njė terren i favorshem pėr tė luftuar informalitetin dhe korrupsionin qė sjell ai, ėshtė njė vėnd me stabilitet politik. Dihet tashmė qė stabiliteti politik i munguar favorizon informalitetin nė tė kundėrtėn kur stabiliteti politik ėshtė normal, rendi ėshtė i fortė dhe kėshtu disfavorizohet informaliteti.Njė fjalė e urtė e popullit thotė: Ujku mjergull don, natyrisht edhe shkelėsit e ligjit kėrkojnė destabilitet dhe anarshi. Sindikata ka njė rol tė rėndėsishėm nė stabilitetin politik dhe nė kėrkesat pėr njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm, ajo duhet tė jetė kėmbėngulėse nė zgjidhjen e kėrkesave tė saj sociale, mos lejimin e njė polarizimi tė skajshėm tė shoqėrisė, nė kėrkesat pėr rritjen e punėsimit, dhe si rrjedhojė tė rritjes sė tė ardhurave, nė kėrkimin e zbatimit tė legjislacionit bashkėkohor. Ajo duhet tė luftojė me konceptin se sindikatės nuk i duhen shifrat pasi informalitetin e favorizon, gjithashtu, mungesa e tė dhėnave tė sakta statistikore.

Njė informacion jo real pėr kėtė problem i dhėnė nga organet shtetėrore zbeh luftėn kundėr sė keqes ēorienton kontrollin dhe minimizon dėmet qė sjell puna informale. Ndaj sindikata nė shumė raste duhet tė bėjė studime edhe vetė, tė lidhet me organizma studimore pėr tė mbledhur tė dhėna statistikore tė sakta mbi bazėn e tė cilave tė ndėrtojė punėn e saj pėr tė luftuar ekonominė informale.

Shifrat e papunėsisė zakonisht raportohen me numrin e tė regjistruarve si punėkėrkues, por dihet se njė numėr i vogėl i tė papunėve regjistrohen nė zyrat e punės, kryesisht ata qė marrin pagesė papunėsie, pasi tė papunėt nuk presin ndonjė zgjidhje nga zyrat e punės. Mospasja e statistikave tė sakta pėr kėtė qėllim ėshtė njė pengesė nė hartimin e strategjive nga sindikatat pėr uljen e papunėsisė, si dhe pėr uljen graduale tė punės informale.

Po tė shohėsh raportimet nė vite tė papunėsisė sė regjistruar nga institucionet shtetėrore ato shkojnė nė 14% tė forcave tė punės, kur realiteti ėshtė shumė mė i thellė, vetėm papunėsia demografike kap shifrėn 40%, domethėnė 26% janė tė papunė tė paregjistruar tregues ky shumė shqetėsues, pasi i shtohet edhe papunėsisė sė mbartur tė qytetit, ku ka patur dyndje demografike, qė siē dihet ėshtė edhe kjo njė arsye qė rrit informalitetin, pasi popullsia e zonave informale duke parė mungesėn e njė perspektive totale dyndet nė qytetet e mėdha duke krijuar kėshtu njė kontigjent tė lirė tė krahut tė punės i gatshėm pėr tregun informal.

Ushtria e tė papunėve shpesh herė e pakualifikuar pėr punėn qė do tė bėjė, ėshtė e nėnshtruar me tė drejta sociale tė shkelura, pa pretendime, pa perspektiva por ėshtė rezervė kapitali tė shtuar tė pronarėve tė ndėrmarrjeve thuajse tė paliēensuara apo tė liēensuara pėr njė numėr tė vogėl punėtorėsh formalė, qė edhe kėto diskriminohen nė forma tė ndryshme, si: paga tė ulta, sigurime minimale etj.

Kėta punėtorė, nė shumicėn e rasteve, bėjnė punė informale dhe nuk janė anėtarė tė sindikatės, por janė punėmarrės tė diskriminuar qė varfėrohen ēdo ditė duke pasuruar padrejtėsisht njė shtresė tjetėr, e cila ėshtė shkelėse e ligjit qė i shmanget detyrimeve si ndaj kėtyre individėve qė janė tė shumtė nė numėr nė vendin tonė, ashtu edhe ndaj shtetit.

Mė ka bėrė pėrshtypje thėnia e njė dijetari tė madh, i cili i pėrcaktonte tatimet si gjiri i nėnės qė ushqen qeverinė por, qeveria shqiptare mbase mė shumė sesa qeveritė e tjera edhe tė Europės Lindore, ėshtė e privuar nga pagesa e tatimeve dhe taksave nga bizneset me punė informale, gjė qė ka sjellė krahas shkaqeve tė tjera dobėsimin e ekonomisė, uljen e tė ardhurave pėr frymė tė popullsisė.

Fenomen tjetėr negativ, qė ul nė sasi tė konsiderueshme taksat dhe tatimet, ėshtė edhe raportimi i bilanceve fiktive, ku 50% e subjekteve e paraqesin fitimin tė zvogėluar duke paguar taksa e tatime tė ulta. Po kėshtu paguhen sigurime pėr paga minimale dhe pėr punėn e zezė natyrisht nuk paguhen sigurime fare. Pasojė e kėtyre veprimeve ėshtė treguesi i pensioneve nė Shqipėri i cili krahasuar me vendet e tjera ėshtė shumė i ulėt, ėshtė dėmtimi i buxhetit tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, qė sjell pasoja tė rėnda dhe shkelje tė tė drejtave sociale tė kėsaj kategorie punonjėsish. Siē shihen pasojat negative shtet – individ, tė punės informale janė tė ndjeshme dhe pikėrisht kėtu duhet tė evidentohet puna e sindikatės.
Pa u zgjatur nė shpjegimin e fenomenit informalitet studimi i tė cilit tashmė ėshtė bėrė dhe materiale tė bollshme janė botuar, do tė rendis shkurtimisht pasojat negative tė cilat u mundova t’i paraqis gjatė kėtij materiali pėr t’u ndalur mė pas nė efektivitetin e punės sė partnerėve socialė nė luftėn ndaj kėtij fenomeni korruptiv, pėr uljen graduale tė tij, dhe pėr fitimin e njė drejtėsie sociale nė shpėrndarjen e tė ardhurave. Pra, pasojat negative mund t’i ndajmė nė ato pėr shtetin dhe shoqėrinė dhe nė ato pėr individin pa mohuar dhe lidhjen organike qė ekziston midis tyre.

Pėr shtetin:
 
1. Pagesa e ulėt, ose pagesė zero e taksave dhe tatimeve, dėmtim i buxhetit tė Shtetit.
2. Pagesa e ulėt, ose zero e sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, dėmtim i buxhetit tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore.
3. Rritje e korrupsionit, nė punės shtetėrorė tė korruptuar.
4. Sistem ekonomik i korruptuar.
5. Rritje e varfėrisė.

Pėr individin:

1. Shfrytėzimi i krahut tė lirė tė punės, pra punė e papaguar.
2. Polarizimi i tė ardhurave dhe krijimi i shtresave me diferenca shumė tė mėdha nė tė ardhura.
3. Rritje e varfėrisė.
4. Mossigurim i jetės, punėtorė tė zbuluar ndaj aksidenteve nė punė dhe mospagesa tė paaftėsisė sė pėrkohshme.
5. Mossigurimi i pensioneve tė pleqėrisė dhe pensione shumė tė ulta.

Mund tė rendisėsh shumė shifra e fakte ilustrative, por tashmė kėto fakte kanė qėnė objekte studimore, nė takime e seminare tė partnerėve socialė. Unė desha tė theksoja problemin shumė tė rėndėsishėm tė hartimit tė strategjive nga ana e sindikatės, punėdhėnsve dhe shtetit, pra nėpėrmjet marrėdhėnieve tė tripartitizmit vetėm nėpėrmjet tė njė dialogu social nė pozita tė barabarta, efektiv dhe konstruktiv, mund tė vihen piketat pėr frenimin e fenomenit tė punės informale e korruptive.

Sė pari, mendoj se duke i vlerėsuar partnerėt socialė, si organizma tė rėndėsishėm dhe joformalė, duhet punuar nga ana e tyre me kėmbėngulje dhe nė bashkėpunim tė plotė pėr evidentimin e punės sė zezė, pra ekonomisė informale. Kjo realizohet duke luajtur secili partner rolin e tij, kėshtu sindikata investigon pėr tė marrė tė dhėna nga antarėsia e saj dhe kontribuon nė kėtė evidentim, punėdhėnsit nga tė dhėnat e konkurencės sė pa ndershme, dhe shteti nėpėrmjet vėnies nė efiēensė tė Inspektoratit tė Punės, Shėrbimit Kombėtar tė Punėsimit si dhe Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore. Pas evidentimit, qoftė ky edhe jo ekselent, por sidoqoftė i vazhdueshėm dhe i pandėrprerė, do tė kėmbėngulim pėr regjistrimin e subjekteve dhe faktikisht njė punė e tillė ėshtė nisur dhe ka rezultate, por kjo duhet tė jetė e vazhdueshme jo me fushata, e programuar, sepse bėrja e saj me fushata nė vend qė tė sjellė efekte pozitive bėhet shumė e dėmshme. Sindikata, si njė partnere efikase, duhet tė japė ndihmesėn e saj jo vetėm pėr pėrfitimet sociale tė shtresės qė pėrfaqėson, benifitet qė do tė pėrfitojė kjo shtresė, pra punėmarrėsit, por ajo duhet tė ndėrgjegjėsohet pėr forcimin e tregut formal, sepse vetėm kėshtu mund tė mendohen pėrfitime tė tė drejtave sociale nė ndarjen e tė ardhurave, gjithashtu nėpėrmjet kėsaj lufte sindikata realizon edhe njė nga misionet mė tė rėndėsishme tė saj, rekrutimin e kėtij kontigjenti punėmarrėsish nė antarėsinė e saj, pasi njė nga faktorėt qė stimulojnė punėn informale ėshtė mungesa e organizimit sindikalist nė kėtė sektor, qė ėshtė njė faktor i mirfilltė pėr tė realizuar misionin e sindikatės pėr njė demokraci sociale nė ndarjen e tė ardhurave dhe jo tė cunguar.

Sė dyti, kontribut tjetėr i partnerėve social duhet tė jetė edhe nė pėrcaktimin e drejtė tė politikave tė taksave, pa e kosideruar kėtė problem vetėm tė shtetit, si organ qė mbledh taksa dhe bėn politika, por nė qendėr tė vėmendjes sė punėdhėnėsit si faktor vendimtar i konkurencės sė ndershme si dhe nė objektivin e sindikatave si mbrojtėse e shtresės sė punėmarrėsve, plotėsisht e pa mbrojtur nga legjistlacioni i punės, qė taksohet nga tė gjithė taksat e shtetit, dhe nuk pėrfiton asgjė nga kėto taksa, ose merr pėrfitime fare tė vogla.

Sė treti, pėr t’i paraprirė zhvillimeve demografike tė pastudiuara, spontane e tė pakontrolluara nė vendin tonė, ku sipas INSTAT-it mesatarisht janė ēdo vit rreth 50 000 mijė forca tė reja pune, ėshtė mirė qė partnerėt socialė, tė hartojnė programe e projekte, ku nė strategjitė e tyre tė intensifikohet, lufta kundėr tendencės sė punėdhėnėsve ndaj punėmarrėsve tė ardhur pėr tė shmangur tregun formal. Oferta e tyre mbėshtetur tek rritja demografike, i referohet rritjes sė numrit tė papunėve, pagave e pensioneve shumė tė ulta, tė ardhura pėr frymė shumė tė ulta si rrjedhojė e polarizimit tė tė ardhurave, tė ardhura familjare tė ulta, pra mbėshtetja shumė e ultėt e papunėsisė nga shteti e kthyer kryesisht nė fasadė pėr fushatat elektorale.

Trajtimi i kėtij kontigjenti punėmarrėsish ėshtė jasht tė gjitha normave ligjore, ata punojnė me orė tė zgjatura, kundrejt njė page tė vogėl shpesh herė edhe nėn minimumin jetik, dhe fitimi i tyre shkon nė tė ardhurat e biznesit informal, kjo ėshtė njė shkelje e plotė e tė drejtave sociale, objekt i njė pune tė detajuar tė sindikatės, pasi sikurse e shpjeguam mė sipėr nga kjo shpėrndarje jo reale e tė ardhurave nuk vuan vetėm kjo shtresė e diskriminuar, por mbarė popullsia e vendit tonė edhe punėtorėt formalė, anėtarė tė sindikatės, si pasojė e njė ekonomie tė dobėt tė cilės krahas shumė faktorėve tė tjerė tė cilėt nuk janė objekt i kėtij diskutimi, i zė frymėn informaliteti dhe korrupsioni.
 
Atėherė, kush duhet tė jetė reagimi i shoqėrisė ndaj kėsaj padrejtėsie sociale? A duhet partnerėt socialė tė jenė instrumenti lėvizės i ndryshimit tė kėsaj situate? Apo duhet  tė heshtin? A duhet vlerėsuar kontraktimi midis partnerėve social, si element i rėndėsishėm frenues, nė zhvillimin galopant qė pjell korrupsion dhe diskriminim nė shpėrndarjen e tė ardhurave? A ėshtė drejtėsi sociale tė punosh, tė mos shpėrblehesh sa dhe si duhet pėr punėn e bėrė, dhe nga mos pagesa e detyrimeve tė siguracionit, tė jesh i ekspozuar ndaj aksidenteve nė punė, tė mos pėrfitosh asgjė, tė mos gėzosh pension pas njė pune tė gjatė e tė lodhshme, tė mos pėrfitosh asgjė nga benefitet qė tė jep Kodi i Punės dhe legjistlacioni tjetėr i punės, si ligji i sigurimeve shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė etj? A ėshtė e drejtė, qė pasi i ke dhėnė kontribut shoqėrisė me punėn tėnde tė mos gėzosh sigurimin shėndetėsor dhe ta shohėsh veten tė flakur tej spitaleve sepse pėr ty nga punėdhėnėsi nuk ėshtė paguar asgjė dhe nga shteti nuk ėshtė zgjidhur asgjė?

Kėto janė njė sėrė pyetjesh qė kėrkojnė pėrgjigje, qė kėrkojnė zgjidhje nga partnerėt socialė, dhe qė venė para pėrgjegjėsisė shtetin, qė ai tė mos prekė vetėm shtresat nė nevojė, tė konsolidojė institucionet qė varen prej tij, dhe tė jetė njė partner efektiv nė dialogun social, pėr tė marė vendime dhe pėr tė dhėnė zgjidhjen e duhur pėr tė drejta sociale tė mohuara nga puna informale.

Perpjekjet e sindikatave pėr tė organizuar sektorin privat, ku edhe dominon puna informale, i ėshtė kundėrpėrgjigjur njė rebelim i punėdhėnėsve deri nė akte dhune nga ana e tyre, duke bėrė presione dhe largime nga puna tė sindikalistėve, si dhe njė indiferencė totale nga shteti, megjithėse kjo ėshtė njė shkelje flagrante e tė drejtave tė punėmarrėsve. Megjithatė sindikatat nuk duhet tė heqin dorė nga strategjitė e rekrutimit tė anėtarėve tė rinj nė kėto biznese, pasi i vetmi mjet qė do tė ēojė nė uljen graduale tė informalitetit, janė Kontratat Kolektive tė Punės, dhe zbatimi i legjislacionit tė Punės. Nė kėto kontrata duhet tė spikasė njė pėrgatitje serioze e sindikatave dhe kėmbėngulje nė zbatimin e reformave nė ngushtimin e tregut informal tė punės.

Ka ardhur koha qė institucioni i tripartitizmit nė Shqipėri, Kėshilli Kombėtar i Punės, tė jetė institucioni bazė qė tė flasė me gjuhėn e partnerėve tė propozojė reforma e programe pėr uljen e informalitetit, influenca e tij duhet tė jetė deri nė bazė, nė prefekturė. E rėndėsishme, gjithashtu, ėshtė qė tė ketė edhe fasilitete pėr aktivitetet informale nė mėnyrė qė t’i krijohen lehtėsira dhe tė stimulohen pėr kalimin gradual nė aktivitet formal.Edhe nė kėtė rast sindikatat duhet tė japin ndihmesėn e tyre duke i parashtruar qeverise propozime konkrete  nėpėrmjet Kėshillit Kombėtar tė Punės pėr projektligje nė ndihmė tė shndėrrimit tė ekonomisė informale nė ekonomi formale. Nė kėtė rast rėndėsi tė veēantė ka edhe ndihma qė i duhet dhėnė bizneseve tė reja dhe lehtėsirat qė i duhen krijuar atyre nė mėnyrė qė ata ta fillojnė aktivitetin nė kushte normale me punėtorė tė deklaruar, me tė gjitha kėrkesat e ekonomisė formale.

Nga tė gjitha sa pėrmenda, insistoj nė atė qė theksi duhet vėnė nė kufizimin e punės informale, kthimin e saj nė limite tė vogla, tė lejuara, pasi sikundėr u pėrpoqa tė theksoj evitimi i saj ėshtė i pamundur, por ndėrkohė edhe me pasoja. Ai krijon probleme sociale, u heq njerėzve edhe ato mjete tė vogla jetese, tė cilat shteti me kėto politika fraxhile punėsimi nuk ėshtė nė gjendje t’ua japė. Pėr sindikatat, mbajtja e informalitetit nė limitet e pranueshme lejon atė ēka ėshtė shumė e rėndėsishmė pėr ne mundėsinė e vendosjes sė drejtėsisė sociale nė shpėrndarjen e tė ardhurave. Pėr tė arritur kėtė, partnerėt socialė dhe nė veēanti sindikatat, duhet tė punojnė pėr rritjen e njohurive tė tyre juridike e ekonomike , pėr aftėsimin e tyre pėr tė qenė palė nė dialogun social , jo vetėm si konsultativė, por edhe prodhues ideshė dhe mendimesh tė vlefshme.
                                  

Literatura ndihmėse:

1. Veprimtaria informale dhe ulja e saj, botimi Institutit tė Punės sė BSPSH
2. Ekonomia informale dhe ulja e saj, botim i Friedrich Ebert Stiftung

printo | kthehu  


Informacione tė vlefshme

Dialogu mbi globalizimin

kliko pėr mė shumė

Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi

kliko pėr mė shumė

Programi i bursave
kliko pėr mė shumė

Projekt Rajonal
Marredheniet e punes dhe dialogu social ne Evropen juglindore


Njihuni me aktivitetet

 

 

Nentor 2007
Tetor 2007
Shtator 2007
Korrik 2007
Qershor 2007
Maj 2007
Prill 2007
Mars 2007
Shkurt 2007


Viti 2007

Viti 2006

Viti 2005


Mbi kulturėn politike nė Shqipėri




 

 

Studio ITTI - Web Based Solutions © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung,   Liability Disclaimer