HomeStafiLidhjeArkivi
HistoriAktivitetet ne ShqiperiAktivitetet nderkombetareBotime dhe StudimeFES ne Media


Projekte dhe Partnere
Demokracia dhe krijimi i institucioneve
Decentralizimi dhe Pushteti Vendor
Shoqeria civile dhe media
Punesimi dhe siguria sociale
Integrimi ne Bashkimin Europian

Fondacioni "Friedrich Ebert"
Zyra e Tiranes
Rruga: "Abdi Toptani"
Torre Drin, Kati i 8-te
Kutia Postare 1418
Tirana, ALBANIA
Tel.: +355 (4) 22 55 - 539
Tel.+ Fax: +355 (4) 22 50 - 986
e-mail: festiran@fes.org.al



http://www.fes.org.al

Gjermani:
http://www.fes.de
 

Njė pėrvojė negative mė shumė pėr sigurimin e gazetarėve

Ilir DHIMA

Si nė shumė fusha, edhe nė atė tė sigurimeve shoqėrore pėrvojat janė tė ndryshme. Por edhe kur njė pėrvojė ėshtė e hidhur, ajo mbetet e dobishme. Si e tillė, pra, ia vlen edhe tė tregohet.

Njė kolegu im, me tė cilin kisha udhėtuar disa herė, ndonėse punonim nė organe tė ndryshme gjithnjė mė kujtonte njė histori interesante tė dy shekuj e gjysmė mė parė, tė cilėn ai vetė e pati lexuar s’di se ku dhe qė i pat qe ngulitur nė mendje si asgjė tjetėr. Mė lejoni ju lutem t’ua rrefej shumė shkurt atė mesele dhe mė pas t’u tregoj se ēfarė ngjau me para disa vitesh me tė ndjerin koleg. Bėhej fjalė pėr Kryetarin e Bashkisė sė Parisit, nė periudhėn e Napolonit III, i quajtur Hausman, i cili  kishte origjinė gjermanike. Atė kohė kur Hausman u zgjodh nė krye tė kryeqytetit francez, Parisi, siē e dini nga letėrsia e Hygoit, Zolasė dhe e tė tjerėve nuk ishte ky qė ėshtė dhe qė, jo vetėm Europa, por e tėrė bota, edhe sot e kėsaj dite e mban si simbol tė ndritur tė urbanizimit, zhvillimit dhe kulturės.
 
Atėhere, Hausman i shkoi Perandorit pėr t’i kėrkuar mbėshtetje rreth planeve tė tij pėr urbanizimin e qytetit, ē’ka do tė thoshte, veē tė tjerash, qė t’i lihej dorė tė lirė pėr tė shpronėsuar afro njė tė tretėn e ndėrtesave, pėr t’i fshirė ato nga faqja e dheut dhe pėr tė ngritur nė vend tė tyre njė sistem tė nėndheshėm katakombesh, rrugėsh, parqesh dhe tė tjera. Pas njė pune tė thuash epike pėrmbi plot 10 vjeēare u arrit qė tė njerėzit tė shihnin njė Paris krejtėsisht tė transformuar, ku filluan tė mblidheshin shkrimtarėt dhe artistėt e tė gjithė botės. Por kjo periudhė nuk kaloi me lavdi pėr krijuesin e kėsaj qendre tė re dhe tė mrekullushme, sepse pronarėt e atyre mijėra ndėrtesash dhe trojesh qė nuk u gjendej mė as nam e as nishan nuk mund t’ia falnin njė tė huaji atė qė u bėri personalisht dhe familjeve tė tyre. Hausmani nuk u interesua kurrė pėr vete, nuk mendoi gjatė atyre viteve tė vrrullshme tė vinte ndoca para mėnjanė. Dhe, kur Perandori nuk rronte mė dhe Hausmani dorėzoi ēelsat e Parisit tė ri, e ndjeu veten ngushtė, pa asnjė dyshkė nė xhep. Askush nga parlamentarėt francezė nuk dėshironte tė votonte pėr t’i lidhur kėtij njeriu qoftė edhe njė pension minimal. Kur Hausman po e kalonte pleqėrinė nė mjerim tė plotė ekonomik dhe shėndetėsor, disa tė paktė intelektualė u kujtuan tė mbushnin faqet e gazetave tė Parisit me thirrjet pėr t’a ndihmuar kėtė njeri tė madh, ai mbylli sytė.

Me kolegun tim, i cili dikur qe njė gazetar me interesa tė gjera, nuk e ndėrpreva shoqėrinė dhe herė pas here nė fillim tė viteve ‘90 pinim sė bashku ndonjė kafe. Nė atė kohė mė tregonte se punonte jo efektiv, por thjesht me honorare, nė disa nga gazetat e pavarura. Qe njė punė informale, njė “punė nė tė zezė”. Por ai ishte i detyruar tė punonte kėshtu, me shpresė se sė shpejti dikujt prej pronarėve tė mediave do ti binte ndėrmend t’a afronte, t’i lidhte njė pagė mujore dhe t’i paguante sigurimet shoqėrore. Pėr ironi tė fatit tė tij tė keq, mė 1997-n e zuri njė plumb qorr dhe ndrroi jetė, ashtu pa pritur e pa kujtuar. Ndonjė prej jush mund t’a mendoni tani kėtė si njė histori tė stisur, por ja qė kėshtu ngjau vėrtet, pavarėsisht se nuk do tė doja kurrsesi t’i pėrmend emrin pėrpara atyre qė nuk besoj t’a kenė njohur. Atėkohė rasti e solli qė tė merresha me interpretimin e ligjeve dhe tė sė drejtės, prandaj u interesova tė ndihmoja tė venė e tė ndjerit qė ende s’i kishte mbushur tė ’40-at dhe vajzėn e vetme tė tij qė nuk kish mė shumė se 15 vjet. Por qe e pamundur tė bėja gjė. Sepse, Ligji nr.7703, datė 11.05. 1993 “Pėr Sigurimet Shoqėrore nė Republikėn e Shqipėrisė”, pėrmbajtja e tė cilit vazhdon tė jetė nė fuqi edhe sot me disa ndryshime tė pjesėshme qė janė bėrė me njė Ligj tė vitit 2004, shprehej nė nenin 40 tė tij, se mund tė pėrfitonin pension familjar e veja mbi 50 vjeē dhe tė tjerė persona qė janė nė ngarkim tė tė siguruarit, i cili vdes brenda vitit kalendarik pas mbarimit tė sigurimit...
      
Pra, nėpėrmjet kėtij shembulli konkret nga jeta e kėtyre viteve desha tė tregoj, se kur flitet pėr sigurimin shoqėror edhe tė gazetarėve nuk do tė ishte keq qė tė mendonim pėr tė ardhmen jo vetėm tė vetes tonė, por edhe tė familjarėve tanė. Pa dashur aspak tė ndjell zi, unė nuk do t’a ndaja aspak kėtė pjesė tė jetės sonė. Sepse ndonjė mund tė ketė edhe fėmijė, edhe prindėr tė pamundur, pėr tė cilėt kemi detyrimin tė mendojnė nė ēdo hap tė jetės edhe kur jemi shend e verė. Aq mė tepėr qė detyra e gazetarit sado qė mund tė quhet e bukur dhe interesante, ėshtė njėherazi tepėr e lodhshme dhe stresante.

Aq sa tė prodhojė edhe simptoma tė sėmundjeve qė kėrkojnė mjekime tė kushtushme dhe ndonjėherė edhe tė papėrballushme, nė se nuk gjen mbėshtjetjen e shtetit. Edhe eksperienca e vendeve tė zhvilluara na ka treguar dhe provuar se zgjidhja e vetme dhe efikase nga ēdo e papritur nė jetė qė kėrkon shpenzime afatgjata ėshtė   sigurimi shoqėror dhe shėndetėsor. Dhe sigurimi mė i mirė ndaj tė papriturave mbetet kontributi i ēdonjėrit prej nesh, pėr tė qenė tė mbrojtur nga ana sociale.

Tranzicioni i gjatė nėpėr tė cilin po kalon vendi ynė mė sė shumti ka krijuar dhe vazhdon tė krijojė shpėrpjestime ekonomike e sociale, baza e tė cilave duket se ėshtė mungesa e bashkėpunimit dhe e bashkėveprimit mes punėmarrėsve, punėdhėnėsve, sindikatave dhe instrumenteve tė tjera tė shtetit, ē’ka favorizon akoma mė tepėr ekonominė informale. Prandaj, edhe sot konstatohet me keqardhje, se 70 pėr qind e tė gjithė gazetarėve dhe punonjėsve tė tjera tė mediave nuk kanė asnjė lloj asiguracioni social. Ndėrsa 25 pėr qind e tyre janė tė siguruar nga pronarėt, por jo mbi bazėn e pagės reale, por mbi njė bazė shumė mė tė ulėt. Vetėm 5 pėr qind e gazetarėve janė tė siguruar mbi bazėn e pagės qė marrin. Mund tė thuhet se, kėta janė gazetarė, qė me punėn e tyre u imponohen pronarėve, duke u bėrė tė nevojshėm pėr ta. Prandaj rritja e kėrkesave profesionale mbetet njė nga synimet kryesore pėr ēdo gazetar, tė cilit i krijon atij, jo vetėm tė ardhura tė kėnaqėshme pėr periudhėn aktive, por edhe njė trajtim plotėsisht njerėzor dhe me dinjitet pėr gjatė gjithė jetės.

Sigurisht, sado qė tė luftohet nė bllok me pronarėt pėr tė drejtat e gazetarit, sado qė flitet shumė pėr lirinė, rolin dhe etikėn e medias, hė pėr hė unė jam i bindur, se jo nga tė gjithė dhe kurdoherė mund t’ė gjendet nė kėtė fushė gjuha e pėrbashkėt. Prandaj duket mjaft i arėsyshėm, njėherazi edhe i mundshėm, ajo qė shtjelloi kėtu zoti Hamdi. Pra, sigurimi vullnetar, i cili ėshtė njė lloj sigurimi, qė pavarėsisht nėse punon aktivisht ose jo, pavarėsisht nėse jeton nė Shqipėri ose jo, ai quhet i tillė sepse paguhet kontributi vullnetarisht nga personi i interesuar. Ky sigurim mund tė bėhet edhe nga personat fizikė, tė cilėt sipas Ligjit pėr sigurimet shoqėrore mund tė bėjnė pagesa minimale tė kontributeve, sikurse edhe pagesa maksimale nėse dėshirojnė. Ēdo fillimviti del njė udhėzim i Ministrit tė Financave qė pėrcakton nivelet minimale dhe maksimale, si tė pensioneve, ashtu edhe tė kontributeve. Dhe tė mendosh se nuk duhet shumė mund pėr tė bėrė pagesėn e kontributit. Ēdo personi, nė rastin tonė, ēdo gazetari do t’i duhet t’u paraqesė nėpunėsve tė sigurimeve nėpėr rrethe vetėm njė ēertifikatė lindjeje. Pas paraqitjes sė kėtij dokumenti, ai lidh marrėveshje me nėpunėsin e autorizuar pėr kėtė qėllim dhe kryen pagesat pranė agjencive bankare ose zyrave postare. Muaji mė i pėrshtatshėm paraqitet janari, sepse arėsyet e realizimit tė pagesės sė kontributit gjatė tremujorit tė parė lidhen me ofertėn qė paraqet Instituti i Sigurimeve Shoqėrore me njė zbritje tė ndjeshme nė shifrat 10 pėr qind pėr tė gjithė personat qė kryejnė aktmarrėveshjen dhe bėjnė parapagimin e vitit nė vazhdim. Ndėrsa, e ndarė kjo pagesė e kontributit vjetor nė gjashtėmujore zbritja shkon nė 5 pėr qind, e ndarė ajo nė tremujore zbritja shkon vetėn nė 2 pėr qind. Sipas legjislacionit dhe praktikės sė derisotme, pagesa e kontributit - siē mund t’a dini – ėshtė 3.401 lekė tė reja nė muaj dhe me 35 vjet pagesash tė plota mund tė pėrfitohet pension i plotė pleqėrie. Dhe mund tė sigurohesh edhe pėr vitet e kaluara, mund tė hysh nė skemėn e sigurimit edhe nėse nuk ke qenė i siguruar mė parė.

Ndryshe nga periudha e kushteve tė ekonomisė sė centralizuar, kur norma e kontributeve ndaj pagesės ka pas qenė rritur gradualisht, sipas nevojave pėr fonde qė kushtėzoheshin pėrherė nga shtesa e vazhdushme e pėrfituesve (ndėrsa nė vitin 1972 norma e kontributit qe 8 pėr qind, nė 1991 arrit kjo normė deri mė 25 pėr qind), nė kushtet e sotme vepron parimi: sa mė shumė kontribute tė grumbulluara, aq mė pak do tė paguhet. Me gjithė se qė nga viti 2002 janė vėnė re pėrmirėsime pėr uljen e evazionit tė kontributeve dhe rritjes sė tė ardhurave, pėrsėri shmangia nga pagesa e kontributeve mbetet nė nivele tė larta, mė tė larta se nė tė gjitha vendet e Europės Qėndrore e Lindore (pėrjashtuar, nė mos gaboj, Hungarinė). Nga vėzhgimet dhe anketimet e kryera konstatohet se, aktualisht, niveli i pagave reale, me tė cilat paguhen punonjėsit nė subjektet e sektorit privat, ku pėrfshihen edhe mbi 80 pėr qind tė mediave tė shkruara dhe ato audiovizive, ėshtė i barabartė ose mė i lartė se ai nė subjektet e sektorit publik. Ndėrkohė qė, sipas statistikave zyrtare tė fundit tė pagimit tė kontributeve rezulton se paga e raportuar e sektorit privat, pėr efekt tė kontributit ėshtė rreth 34 pėr qind mė e ulėt se ajo e sektorit shtetėror. Edhe nė kėtė rast, veē problemeve tė tjera, mendohet se ka ndikim edhe ngarkesa e lartė kontributive. Ulja e saj, jo vetėm do tė ndikojė nė uljen e kostos sė punėdhėnėsit, por mendohet se do tė rrisė numrin e kontribuesve, shtimi i tė cilėve do tė ndikojė nė uljen e shpejtė tė masės sė kontributit.

Tė mos harrojmė: pensioni vjen shpejt! Ky formulim ėshtė nga tė paktat sllogane tė agjentėve tė sigurimeve, qė pėrputhet saktėsisht me njė realitet jetėsor biologjik.

 

 

 

 

printo | kthehu  


Informacione tė vlefshme

Dialogu mbi globalizimin

kliko pėr mė shumė

Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi

kliko pėr mė shumė

Programi i bursave
kliko pėr mė shumė

Projekt Rajonal
Marredheniet e punes dhe dialogu social ne Evropen juglindore


Njihuni me aktivitetet

 

 

Nentor 2007
Tetor 2007
Shtator 2007
Korrik 2007
Qershor 2007
Maj 2007
Prill 2007
Mars 2007
Shkurt 2007


Viti 2007

Viti 2006

Viti 2005


Mbi kulturėn politike nė Shqipėri




 

 

Studio ITTI - Web Based Solutions © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung,   Liability Disclaimer