![]() |
|
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
Fondacioni "Friedrich Ebert" |
SINDIKATAT DUHET TE MERREN ME SHUME ME PROBLEMET E SIGURIMEVE SHOQERORE
Pensionistet ne vendin tone perbejne rreth 20 per qind te popullsise se vendit. Ne menyre te veēante numri i pensionisteve eshte shtuar shumė pas vitit 1990, ku nje pjese e madhe e te punesuarve jane nxjerre ne pension dhe kane perfituar pensione te parakoheshme. Eshte fakt i njohur se grupi i pensionisteve i cili jeton vitet e fundit te jetes, eshte i pakenaqur nga pensioni qe marrin. Kjo per faktin se penioni mesatar aktual per pensionistet e fshatit dhe te qytetit eshte me i vogėl se pensioni qe merrej para vitit 1990. Me te drejt shtrohet pyetja? Kur pensionistet do te gezojne te mirat e demokracise.? Pas vdekjes ?! Ne baze tete dhenave statistikore pjesa me e madhe e pensionisteve te qytetit perfitojnė pension minimal ndersa pensionistet e fshatit akoma perfitojne pension shume te ulet me te cilin ata nuk plotesojne as nevojat per bukė, pa folur pastaj per kerkesat e tjera te tyre. Perse pensionistet e qytetit ne pjesen me te madhe te tyre marrin pension minimal? Mos kane patur te gjithė ata page minimale? Jo Kjo eshte pasoj e temetave ne Ligjin e Sigurimeve Shoqerore i cili eshte miratuar ne vitin 1993 si dhe e moszbatimit te tij. Vete Ligji ka diskriminuar pensionistet te cilet kishin dale ne pension para daljes se ketij (ku persona me kontribute shume te larta kanė marre pensione minimale. Sigurisht nje pjese e madhe e tyre kane vdekur), ka diskriminuar gjithashtu pensionistet te cilet kane dale si te pune nga reforma ekonomike , apo kane dale me 60 % te rroges dhe kur kanė fituar te drejtėn per te marre pension te plote ata kane marre pensione minimale (se ne llogaritjen e madhesisė se pensionit jane marre vite zero.Kjo nje shpikje e Institutit te Sigurimeve Shoqerore qe eshte ne kundershtim me vete Ligjin). Nga ana tjeter, duhet theksuar se shume temeta ne fushen e pensioneve shoqerore rrjedhin nga moszbatimi i ligjit nga qeveria dhe nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Keshtu nuk eshte bere ne rregull indeksimi i pensioneve ose jane bere indeksime te diferencuara dhe per pasoje eshte prishur raporti, nuk eshte percaktuar zyrtarisht treguesi i minimumit jetik dhe i shportes se pensionisteve nga ana e Institutit te Sigurimeve Shoqerore (Inistuti i Statistikes nuk e ka llogaritur sistematikisht kete indeks ) dhe per pasoje nuk eshte bere indeksim korrkt i pensioneve. Eshte e vertete qe te dy konfederatat e sindikatave, kane bere shume perpjekje qe te zbatohet drejtesia sosiale ne fushen e pensioneve. Po permendim disa fakte: -Sindikatat jane inisiatore te studimit te minimumit jetik, tregues i cili eshte llogaritur ne vitin 2002 , por eshte mbyllur ne syrtaret e Ministrise se Punes -Sindikatat kane kerkuar qe te behen rregullimet ne padrejtesite qe jane vertetuar ne fushen e pensioneve. Ne kete drejtim jane marre masa te rendesishme per ballancimin e pensioneve te vjetra dhe te reja, per eliminimin e viteve zero etj. Vendimet e fundit te qeverise premtojne per eliminimin e plote te ketyre padrejtesive absurde. BSPSH ne perputhje ne Kushtetuten e Shqiperise ka karkuar nje Refendum, popullor per mos rritjen e moshes se daljes ne pension, por nkjo kerkese kushtetuese nuk u pranua?! Po si paraqitet gjendja e pensioneve pas rimarjes se pushtetit nga ana e qeverise se Partisė Demokratike? Programi i kesaj qeverie ėshtė shume i mire, se ai parashikon 2-fishimin e pensionit mesatar (bile do te thonim teper i avancuar), ndersa zbatimi i tij nuk eshte i mire tani qe ka kaluar me shume se ¼ e mandatit. Duhet pranuar se pensioni real jo vetem qe nuk eshte rritur por ai eshte ulur. Per kete po permendim faktin se nje pjese e ilaēeve qe perpara pensionistet e fiitonin, jane hequr nga lista. Ose le te merrim nje fakt tjeter. Kohet e fundit tarifa e energjise elektrike eshte rritur nga 4,5 ne 7 lek per kw/h dhe deri tani nuk ka asnje rritje ne madhesine e pensionit. Mendojme se keto te meta e kane shkakun ne mosfunksionimin e tripartitizmit ne te gjitha nivelet (duke filluar me Keshillin Kombetar te Punės). Kjo ka bere qe te mos perseriten marreveshjet midis sindikatave dhe qeverise. Per ēudine e te gjitheve qeveria shqiptare dhe parlamenti kane vendosur qe Instituti i Sigurimeve Shoqerore te kaloj nga vertesia e Mininistrise se Punes , te Ēeshtjeve Sociale dhe te Shanseve te Barabarta ne vartesine e Ministrise se Financave. Nga sa kemi vrojtuar ne te gjitha vendet e Europės ky Institut varet nga Ministria e Punės dhe Ēeshtjeve Sociale. Nuk ka si te ndodh ndryshe se pensionet ne rradhė te parė jane problem social. Ne kete seminar jane thyrrur perfqaqesues te sindikatave, te shoqatave te pensionisteve , te administrates shtetrore, te botes akademike etj Me kete rast, dua qe te falenderoj Zyren e fondacionit gjerman Friedrich Ebert ne Tirane dhe drejtuesin e saj, z. Aleksander Dhima , i cili ka dhene nje ndihmese te madhe per sensibilizimin e problemeve sociale.
Tirane me 22.09.2006
|
Informacione tė vlefshmeDialogu mbi globalizimin Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi Programi i bursave Projekt Rajonal
Njihuni me aktivitetet
Nentor 2007
Mbi kulturėn politike nė Shqipėri
|
| © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung, Liability Disclaimer | ||