![]() |
|
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
Fondacioni "Friedrich Ebert" |
Probleme te sistemit te pensioneve dhe propozime per pėrmirėsimin e tij te metejshem Tirane, 22 shtator 2006 Pensionistet perbejne rreth 20% te popullsise se Vendit. Numri i tyre eshte rritur ne menyre te ndjeshme mbas vitit 1990, nderkohe qe niveli i pensionit te tyre ka mbetur ne kuotat e viteve te fundit para tranzicionit. Ceshtja me e mprehte qe duhet te shtrohet per zgjidhje ne kete drejtim eshte: perse shumica derrmuese e pensionisteve te sotem perfitojne nje pension minimal, pavaresisht nga kontributet relativisht te larta (per kohen) qe ata kane paguar rregullisht kur kane qene ne marredhenie pune. Diskutimi i kesaj problematike me pasoja te rendesishme sociale ishte pikerisht tema e seminarit. Ne te ishin ftuar perfaqesues te sindikatave te pensionisteve dhe nepunesve prane konfederatave kryesore (KSSH, BSPSH), shoqatave te pavarura te pensionisteve, funksionare te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe enteve lokale te Sigurimeve si dhe perfaqesues te botes akademike. Ne referatin hyres (K. Ziso) u trajtua ecuria e kurbes se pensioneve ne vite, sipas sistemit aktual te pensioneve. Si faktore kryesore qe kane ndikuar ne bilancin negativ te ketij sistemi u permenden reduktimi i theksuar i forcave te punes dhe puna e zeze (si pasoje e se ciles humbasin rreth 220 miljon $ ne kontributet shoqerore), te cilet kane cuar ne uljen e pergjithshme te kontributit shoqeror deri ne kuoten 1,6:1 (ne vitin 2005). Per ndryshimin imediat te kesaj gjendjeje u kerkua evidentimi transparent i forcave te punes, regjistrimi zyrtar i bizneseve dhe rritja e kredituar e PPB-se, e cila do te sillte efekte afatgjata ne kete drejtim, rregullimi ligjor i pensionit minimal dhe nje lufte e vazhdueshme Sindikale per kapjen e perqindjes maksimale te pensionit te detyrueshem. Nga ana e te pranishmeve u bene pyetje te shumta lidhur me shpenzimet suplementare te pensionistit per sherbimet publike dhe llogaritjen reale te minimumit jetik, perpunimin e nje strategjie Sindikale, te mbeshtetur ne studime te karakterit ekonomiko-social si dhe u diskutua mbi rekomandimet e ndryshme te botes shkencore per nje sistem me te pershtatshem te pensioneve ne Vend. Ne referatin e dyte (Prof. I. Gorica) u analizuan dy fenomeve thelbesore nen optiken e harkut kohor 1996-2006: rritja e paperfillshme e pensioneve reale, krahas dyfishimit te pensioneve nominale. Mbi shtresen e pensionisteve rendojne te dy llojet e varferimit: ai relativ, per shkak te polarizimit drastik social-ekonomik te shoqerise shqiptare ne tranzicion, dhe ai absolut, si pasoje e keqmenaxhimit te pasurise shteterore sidomos mbas vitit 1997. Problem i mprehte po behet gjithashtu rritja e vazhdueshme e taksave lokale me 2,5-4,2 % te pensionit mesatar, te cilat rendojne me teper mbi kete shtrese sociale, pa te ardhura suplementare, sidhe mos-rimbursimi i rritjes se energjise elektrike dhe nje pjese te ilaceve te domosdoshme per kete kategori. Ne pyetjet dhe diskutimet e te pranishmeve u nenvizuan: mungesa e bashkepunimit institucional midis strukturave studimore te sindikatave me instancat vendimmarrese, kerkesa per nje presion te vazhdueshem mbi Institutin e Sigurimeve Shteterore per zbatimin me korrektese te ligjit administrativ Per Pensionet dhe rishikimi i mundesise per studimin e minimumit jetik posacerisht per pensionistet. Njekohesisht u kerkua nje njohje e thelluar e problemeve sociale te pensionisteve, qe lidhen me transportin, kampet e pushimit, taksat, etj. * * * * * * Ne fund te seminarit u kerkua hartimi i nje rezolute me propozimet konkrete te diskutuara ne seminar, si ceshtja e pensioneve minimale, permiresimi i sistemit te kompensimit, rillogaritja e minimumit jetik per pensionistet etj, e cila ti dergohet instancave te larta vendimmarrese, duke kerkuar realizem ne kushtet e sotme objektive. Gjithashtu u deklarua se problematika e trajtuar do te shtrihet dhe faktohet me mire ne qarqet sindikale deri ne nivelin e organizatave te bazes. |
Informacione tė vlefshmeDialogu mbi globalizimin Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi Programi i bursave Projekt Rajonal
Njihuni me aktivitetet
Nentor 2007
Mbi kulturėn politike nė Shqipėri
|
| © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung, Liability Disclaimer | ||