![]() |
|
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]()
Fondacioni "Friedrich Ebert" |
Aleksandėr Ēipa Eshtė njė lajm i shpeshtė, por qė rrallė, shumė rrallė, botohet ose emetohet, prej vetė gazetareve, prej vetė editorėve dhe drejtuesve tė mediave. Nė ato raste, kur botohet, lajmi ėshtė formuluar prej vetė botuesve dhe ėshtė faqosur po prej tyre, sipas tyre. E kemi fjalėn pėr lėvizjet e shpeshta dhe pa u publikuar motivet reale, tė drejtorėve, kryeredaktorėve dhe redaktorėve pėrgjegjės nga shtypi i shkruar dhe mediat audiovizive. Nė mediat shqiptare mesatarisht lėviz nga vendi i punės njė reporter nė 15 ditė, njė kryeredaktor nė 6 muaj dhe njė redaktor nė 2 muaj. Nė mediat tona ndryshojnė vend pune 10 punonjės nė muaj. Mjaftojnė kėto shifra, pėr tė konceptuar kushdo se cpo ndodh me marrėdhėniet e punėdhėnies dhe punėmarrjes nė tregun mediatik shqiptar. Dhe fjala ėshtė pėr atė treg qė pėrfshin gazetat me qarkullim kombėtar dhe mediat audiovizive qofshin ato publike, qofshin private. Nėse do tė inkuadronim edhe mediat dhe shtypin lokal tė vendit, atėhere, faktet janė edhe mė skandaloze. Kjo pamje, mund tė konsiderohet aktualisht mė dramatikja nė gjithė tregun mediatik tė Europės Juglindore. Gazetarėt shqiptarė nė vecanti dhe punonjėsit mediatikė nė pėrgjithėsi, janė sot individėt qindramijė tė njė realiteti pune nė tė zezė. Investimi dhe profesionalizmi i tyre dokumentohen dukshėm pėrmes ekraneve, faqeve tė shtypit tė pėrditshėm, por fatkeqėsisht ėshtė shumė e vėshtirė tė dokumentohen dhe legalizohen me dokumenta ligjorė, tė noterizuar dhe tė vlefshme pėr cdo pėrplasje juridike, apo pretendim mes palėve. Eshtė kjo arsyeja qė nė Shqipėrinė e kėtyre 17 vjetėve kemi vetėm dy procese gjyqėsore mes punėdhėnėsit dhe punėmarrėsit mediatik, tė cilėt kanė pėrfunduar me tėrheqje pėr shkak tė mirėkuptimit tė arritur mes dy palėve. Nė njėrin prej kėtyre proceseve, presionin e vet ka ushtruar edhe Sindikata Unioni i Gazetarėve. Ky treg i zi pune nė vendin tonė ka marrė pėrmasat e njė grope tė rrezikshme. Kjo gropė e zgjeruar vit pas viti, me thėllėsi nė shtim, po e lėkund gjithnjė e mė tepėr integritetin dhe qėndrueshmėrinė e lirisė sė fjalės dhe tė mediave nė vend. Pėr shkaqe tė njohura e tė panjohura, ky realitet rrallė, shumė rrallė, ėshtė vėnė nė focus tė punės sė institucioneve ndėrkombėtare tė akredituara nė vend, rrallė dhe shumė rrallė, ėshtė pėrshkruar nė raportet e institucioneve tė larta tė vendit, edhe pse shpesh prej pėrfaqėsuesve dhe organizatave tona ėshtė konstatuar me trishtim si i pandryshueshėm. Ky realitet, qėllimisht ėshtė anashkaluar dhe loja nė kurriz tė mediave vazhdon nė kapituj pa fund. Kjo lojė vazhdon pėrditė. Shpresa pėr ndėrprerjen e saj natyrisht qė ėshtė e hapur. Sindikata Unioni i Gazetarėve prej disa muajsh ka hartuar, konsultuar dhe shumėdiskutuar njė document konkret, i munguar si i tillė prej 17 vjetėsh, nė tregun e punėdhėnies dhe punėmarrjes mediatike. Eshtė fjala pėr draftin e njė Marrėveshjeje Punėsimi Tip (kolektive). Kjo marrėveshje ėshtė konsultuar dhe trajtuar, sė pari, brenda komunitetit tonė. Ka qarkulluar dhė qarkullon pėr tė pėrfituar vėrrejtje dhe sugjerime nga gjithė komuniteti i gazetarėve dhe pėrfaqėsuesve tė medias nė vend. Eshtė njė document i krahasueshėm me modelin e aplikuar nė vende tė Europės, njė doklument i cili u implementua dhe po respektohet aktualisht edhe nė vende me realitet paraprirės si ky i yni nė Bullgari, Hungari etj. Unioni i Gazetarėve nė solidaritetin e natyrshėm me kėrkesat dhe presionin qė ushtrojnė institucionet ndėrkombėtare pėr rregullimin e marrėdhėnieve ligjore nė vend, pėr krijimin e hierarkisė sė rregullit dhe ligjit dhe nė marrėveshje tė vazhdueshme me institucionet e vendit, por mė sė shumti nė dialog tė parreshtur me komunitetin e pronarėve dhe poseduesve tė mediave, do tė bėjė tė mundur qė vitin e ardhshėm tė kemi njė situatė tė re. Fushata jonė pėr nėnshkrime nominale tė kontratės sė punės, pėr mbėrritjen e Inspektoriatit tė Lartė tė Punės edhe nė sektorin mediatik dhe ushtrimin e detyrės prej inspektorėve tė tij, janė njė aspect me rėndėsi jetike pėr vetė shtypin dhe mediat. Nė kėtė fushatė ne kemi inkuadruar tashmė njė dialog shumėpalėsh, njė bashkėbisedim intensive me pronarėt dhe pėrfaqėsuesit e shumtė tė mediave, me investitorė tė njohur nė tregun mediatik tė vendit, por edhe me asosacione ndėrkombėtare tė gazetarėve dhe lėvizjes sindikale. Dialogu ynė do tė jetė mė kėmbėngulės me Parlamentin,Qeverinė,Institucionet qė monitorojnė dhe drejtojnė mediat publike. Nė adresė tė mediave publike, Unioni I gazetarėve, do tė intensifikojė kėrkesat e veta, duke qenė edhe mė tė specifikuara, pasi brenda tyre ruhet kontinuiteti i njė informaliteti tė patolerueshėm. Dialogu ynė i ardhėm pėr kėtė qėllim, natyrisht qė pėrfshin edhe vėshtirėsi gati tė pakapėrcyeshme, pengesa dhe qėndrime kokėforta, por objektivi ynė ėshtė qė nė Shqipėrinė e tranzicionit ndryshe, sė pari tė shohim mediat ndryshe. Pėr ti parė ndryshe kėto media, nga kjo e shkuar e afėrt, duhet qė vetė gazetarėt dhe gjithė punonjėsit e tyre, tė kenė arritur pasjen e marrėdhėnieve tė reja, tė fiksuara nė mėnyrė ligjore nė akt-marrėveshjet e punėdhėnies dhe punėmarrjes. Kur ta kemi arritur kėtė ditė pėr tė gjithė dhe pėr cdo media, atėhere njėzėri do tė pranojmė se demokracia dhe njė aspect themelor i shtetit tė sė drejtės, ka dalė nga kthetrat e informalizmit dhe dhunimi dramatik pėr shkak tė mentalitetit tė mbartur. Liria e gazetarit dhe editorit, gjithmonė fillon tek kontrata ligjore e tij me punėdhėnėsin.
|
Informacione tė vlefshmeDialogu mbi globalizimin Revista per Politike Nderkombetare dhe Ekonomi Programi i bursave Projekt Rajonal
Njihuni me aktivitetet
Nentor 2007
Mbi kulturėn politike nė Shqipėri
|
| © 2001 Friedrich-Ebert-Stiftung, Liability Disclaimer | ||