FES
  • Home Fillimi
  • Histori
  • Stafi
  • Galeria
  • Ku Ndodhemi?
  • Kontaktoni
  • Fusha e Veprimtarisë
  • Demokracia dhe Shoqëria Civile
  • Sindikatat dhe Marrëdhëniet e Punës
  • Europa dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare
  • Botime

“Monitorimin e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian dhe Sigurisë Kombëtare” PDF Print E-mail

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me IDN (Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim), organizoi në datë 23 Janar, 2012 Panelin e Debatit mbi “Monitorimin e Komisioneve Parlamentare të Integrimit Evropian dhe Sigurisë Kombëtare”

Te dy Raportet Vjetore të monitorimit të Komisioneve, mundësojnë për lexuesin e interesuar informacione dhe fakte konkrete mbi performancën e secilit prej këtyre komisioneve. Këto raporte shoqërohen me rekomandime që kanë për qëllim të përmirësojnë transparencën dhe shqyrtimin parlamentar.

Lexoni me shume...
 
“A ia vlen të kthehesh? Mbi ri-integrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë vendit” PDF Print E-mail
E Merkure, 18 January 2012 09:03

Me mbështetje të Fondacionit Friedrich Ebert, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) ofron punimin më të fundit “A ia vlen të kthehesh? Mbi ri-integrimin në Shqipëri të personave të kualifikuar jashtë vendit”. Duke vlerësuar kontributin e profesionistëve të kualifikuar në konsolidimin e demokracisë dhe ndërtimin e një shoqërie moderne, ky punim synon të hedhë dritë mbi disa aspekte të ri-integrimit të tyre në Shqipëri. Punimi paraqet një përmbledhje të fenomenit të largimit të trurit duke evidentuar politikat inkurajuese për kthimin e këtij potenciali dhe ri-integrimin e tij në vendin e origjinës. Gjithashtu, përmes analizave cilësore dhe sasiore, punimi hedh dritë mbi efektivitetin e politikave ekzistuese duke propozuar një sërë masash dhe instrumentesh për të përmirësuar situatën aktuale. Duke evidentuar shqetësimet konkrete të të kthyerve të kualifikuar, synohet të nxitet debati publik mbi shfrytëzimin sa më të mirë të kapitalit njerëzor përmes politikave të mirë strukturuara dhe gjithëpërfshirëse. (Punim )

 
“Zhvillimi Ekonomik dhe Social” PDF Print E-mail

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me G99, organizoi në datë 3 – 4 Dhjetor 2011, forumin e “Albanosferës” me titull “Zhvillimi Ekonomik dhe Social” në mjediset e Hotel “Sheraton”.

Pjesëmarrësit ne Forumin e “Albanosferës” patën si synim të diskutojnë , të promovojne dhe të mundësojnë lobim politik dhe mbeshtetje në forma inovative të bashkëpunimit mes vendeve te Evropës Jug-Lindore ku jetojnë shqiptarë. Ky forum shihet si një mundësi për arritjen e prosperitetit, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë si dhe forma më e mirë drejt Integrimit Evropian.

Lexoni me shume...
 
Konferenca: “Thellimi i Demokratizimit në Rajon si Kusht për Paqen dhe Stabilitetin në Vendet e Ballkanit Perëndimor” PDF Print E-mail
E Enjte, 01 December 2011 12:28

Konferenca ndërkombëtare „Thellimi i Demokratizimit në Rajon si Kusht për Paqen dhe Stabilitetin në Vendet e Ballkanit Perëndimor” e mbajtur në datën 10 nëntor 2011 në Tiranë.
Konferenca ofroi mundësinë për t’u informuar dhe për të shkëmbyer mendime rreth progresit të procesit të demokratizimit në vendet e rajonit. Mbi njëqind pjesëmarrëse dhe pjesëmarrës nga institucionet shtetërore dhe jo shtetërore diskutuan marrëdhëniet komplekse midis zhvillimit të demokracisë dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit, shtetit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik. A ka ndonjë marrëdhënie hierarkike apo kronologjike midis këtyre qëllimeve, a mos vallë njëri është kushti për tjetrin? Nuk pati ndonjë opinion unanim në lidhje me këtë. E megjithatë për një gjë u ra dakord, që “stabiliteti dhe siguria janë të garantuara vetëm nëse ato janë të sanksionuara në një shoqëri demokratike” (Srdjan Dizdarevic nga Bosnje dhe Hercegovina).

Nuk është për t’u habitur fakti që përfaqësuesit e institucioneve shtetërore gotën e famshme të ujit e shihnin si gjysmë plot, ndërkohë që për përfaqësuesit e shoqërisë civile gota ishte gjysmë bosh. Perspektiva evropiane, d.m.th. integrimi në BE u konsiderua njëzëri si një motor reformash i një rëndësie të madhe. Edhe nëse rruga që të çon atje, do të duhej të ishte ende e gjatë, kjo perspektivë nuk duhej humbur në asnjë mënyrë, konstatuan fuqimisht para së gjithash përfaqësuesit e shoqërisë civile. Me shqetësim u komentuan situata aktuale e BE-së dhe pasojat që mund të rezultonin nga kjo situatë për politikën e zgjerimit.

Aktiviteti u organizua nga partneri ynë, Këshilli Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë (Albanian Council on Foreign Relations) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme shqiptare. Në radhët e pjesëmarrësve bënin pjesë ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe të Malit të Zi, Milan Rocen si edhe zv. ministri i jashtëm i Maqedonisë, Zoran Petrov dhe sekretari i shtetit Mario Nobilo nga Kroacia. Në radhët e të ftuarve ndërkombëtarë që përshëndetën pjesëmarrësit e konferencës, ishin Stefan Sannino, Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Wolfgang Waldner, Sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Austrisë dhe Tomicah Tillemann, Këshilltar në Ministrinë e Jashtme të SHBA-ve.

Një raport më i detajuar me referatet e konferencës është në fazën përgatitore.
Për më shumë (Programi i konferencës)

 
Rama Berisha shkëmbejnë batuta në ceremoninë e Fondacionit “Friedrich Ebert” PDF Print E-mail
E Hene, 26 September 2011 06:43

Ceremonia e zhvilluar më 14 Shtator në Tiranë, me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Friedrich Ebert Stiftung (FES) në Shqipëri, solli përkrah njëri tjetrit Kryeministrin Sali Berisha, kryetarin e opozitës Edi Rama, Ambasadoren Gjermane në Shqipëri Carola Müller-Holtkemper, si edhe funksionarë të tjerë Gjermanë. Në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, Berisha vlerësoi rolin që ka luajtur FES në Shqipëri, duke shtuar se Partia Demokratike ka bashkëpunuar ngushtë me të që prej krijimit të PD-së. “Fondacioni ka punuar njëkohësisht me të dyja partitë kryesore politike dhe ky bashkëpunim ka vijuar edhe në periudhën kur kemi qenë në opozitë,” nënvizoi Kryeministri. Rama falënderoi fondacionin për kontributin e tij të çmuar duke shtuar se ai ka ndihmuar edhe për t’i dhënë programit të Partisë Socialiste formën e një alternative qeverisëse europiane. Ai theksoi se shpresonte që vështirësitë ekonomike mos ta detyrojnë qeverinë gjermane të shkurtojë fondet e këtij fondacioni. “Kam frikë se mos ka shkuar deri në Berlin fjala e Saliut që ne jemi ekonomia më e fortë në botë, duke u radhitur të dytët pas Gjermanisë” ironizoi ai. “Nuk e kanë dëgjuar, sepse ke zëvendësuar fjalimet me editoriale. Ju lexoi editorialin e radhës” u kundërpërgjigj Berisha me shaka, duke iu referuar prirjes së kohëve të fundit të Ramës për të botuar shkrime në shtyp. Rama iu përgjigj: “Kujton se është në parlament dhe mund të flasë kur të dojë.” Por që të dy refuzuan t’ia jepnin dorën njëri tjetrit megjithë përpjekjet e herëpashershme të Ambasadores Gjermane si ndërmjetësuese midis tyre.

 
«StartPrev12NextEnd»

JPAGE_CURRENT_OF_TOTAL



  • Forgot your password?
  • Forgot your username?

Aktivitetet e Ardhshme

Fes Lidhje

  • FES Online Library
  • Online Journal International Politics and Society
  • Dialogue on Globalization



Ç'mendoni për FES-in në Shqipëri
 



Përditësime

  • Staff
  • Revista numer19
  • Revista numer 18
  • Revista numer 17
  • Revista numer 16



Faqja shikohet me mire ne versionet me te fundit te browserave: Mozilla Firefox; Internet Explorer ; Google Chrome

© 2010 Te Gjitha te drejtat jane te rezervuara - Friedrich Ebert Stiftung Albania

Faqja eshte krijuar nga a.b.p